0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Zjarre aktive në fshatin Raoviq, në shtrirjen mes Barovës dhe Veshisë, nën kontroll zjarret afër Divljes dhe Krushisë

Në shtrirjen mes fshatrave Barovë dhe Veshi ka shpërthyer zjarr në pyll me drunj të përzier. Bëhet fjalë për terren të pakalueshëm, ndërsa për momentin po intervenojnë dy automjete terreni., një cistern e Njësisë territoriale zjarrfikëse nga Negotina me gjashtë zjarrfikës, katër persona civilë vullnetarë, një automjet terreni, katër zjarrfikës nga NjTZ Kavadar dhe automjet terreni dhe pesë të punësuar nga EP Demir Kapi. Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Demir Kapisë, janë angazhuar edhe dy helikopterë të armatës, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësja e Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Nadica Vëçkova.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle