0_Maqedoni.Portal SQBiznes SQBiznes.portal SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Zëvendësministri Rexhepi hapi punëtorinë rajonale për inspektim të transportit rrugor

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në prani të ambasadorit të Polonisë, Vojçeh Ticinski hapi punëtorinë rajonale tre ditore të inspektimit të transportit rrugor të organizuar nga Inspektorati Shtetëror i Transportit, Sekretariatit të Transportit dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Polonisë dhe Inspektoratin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Polonisë.

Shkup, 29 qershor 2022 (MIA)- Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në prani të ambasadorit të Polonisë, Vojçeh Ticinski hapi punëtorinë rajonale tre ditore të inspektimit të transportit rrugor të organizuar nga Inspektorati Shtetëror i Transportit, Sekretariatit të Transportit dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Polonisë dhe Inspektoratin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Polonisë.

“Përvojat nga vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian, të cilat vërtetë kanë diçka për të ndarë, janë gjithmonë të mirëseardhura. Besojmë se përmes këtij trajnimi do të rrisim ndjeshëm kapacitetin dhe efikasitetin e shërbimeve të inspektimit në Inspektoratin Shtetëror të Transportit”, theksoi zëvendësministri Rexhepi.

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian përfundoi projekti për asistencë teknike për themelimin e Organit Ekzekutiv për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, qëllimi kryesor i të cilit është të ofrojë mbështetje teknike (profesionale) për grupin punues për themelimin e Organit Ekzekutiv për Sigurinë Rrugore.

Siç theksohet MTL tashmë ka përgatitur Ligj për Agjencinë për Siguri në Komunikacionin Rrugor i cili është duke u harmonizuar me institucionet tjera dhe së shpejti do t’i dorëzohet Qeverisë për miratim dhe procedurë të mëtutjeshme legjislative.

“Dëshiroj gjithashtu të përmendi se jemi duke punuar në Sistemet Inteligjente të Korridorit 10 të cilat janë jetike për rritjen e sigurisë dhe përballjen me problemet që lidhen me emetimet e dëmshme, dmth shkarkimin e automjeteve dhe bllokimin e trafikut”, u shpreh Rexhepi.

Madje, ai shtoi se me pjesëmarrjen aktive në këtë punëtori dhe me të gjithë hapat e ndërmarrë në fushën e sigurisë japin kontribut aktiv për të gjithë organizatën dhe e mirëpresin këtë ide për shkëmbimin e përvojave nga e cila siç tha, “shpresoj të përfitojmë të gjithë, veçanërisht inspektorët që punojnë në terren dhe përballen drejtpërdrejtë me këto sfida”.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle