0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQEkonomi SQPolitikë SQShoqëri SQ

Zëvendëskryeministri Bytyqi në ndarjen e diplomave në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, me ftesë të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, sot mori pjesë dhe foli në ceremoninë përmbyllëse në të cilën u ndanë diploma për të diplomuarit nga gjeneratat 2020 dhe 2021, të cilit diplomuan në këtë niversitet. Në këtë ngjarje, me fjalime u drejtuan edhe ambasadori i Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Hasan Memet Sekizkok, rektor i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, prof. Dr. Mehmet Dursun Erdem dhe Kryetari i Bordit të Universitetit, Ajdovan Ademovski.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle