0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Zaevi në takim me menaxhmentin e investimit të parë në vend nga Koreja e Jugut me vlerë prej 30 milionë euro

Delegacioni i udhëhequr nga menaxhmenti i kompanive me renome globale “Dura Automotiv Sistem” dhe “Almak”  mbajtën një takim pune me kryeministrin Zoran Zaev, në të cilën u prezantua projekti i ri investues në vend.

Shkup, 17 gusht 2021 (MIA) – Delegacioni i udhëhequr nga menaxhmenti i kompanive me renome globale “Dura Automotiv Sistem” dhe “Almak”  mbajtën një takim pune me kryeministrin Zoran Zaev, në të cilën u prezantua projekti i ri investues në vend.

Takimi është në vigjilje të nisjes zyrtare të aktiviteteve investuese të të dyja kompanive të cilat sollën vendim për investim të përbashkët në Zonën zhvillimore  Tekniko-industriale – Shkup 2. Njoftojnë nga Pres shërbimi qeveritar.

“Bëhet fjalë për një investim të ri në vlerë prej 30 milionë eurosh për ndërtimin e një objekti më bashkëkohor ku do të bëhet prodhimi dhe montimi i avancuar i përbërësve teknologjikë për industrinë e automobilave. Kryeministri Zaev përshëndeti angazhimet për investime në vend, që do të thotë implementimi i teknologjisë së fundit dhe punësime të reja të paguara mirë, të cilat do të ndikojnë në rritjen e përgjithshme ekonomike”, thuhet në kumtesë.

Në takimin në Qeveri morën pjesë drejtori i DZZHIT-së Jovan Despotovski, si dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, Dejan Pavleski. Fillimi i prodhimit është planifikuar për vitin e ardhshëm.

Kompania e Koresë së Jugut “Almak” do të ketë pjesën më të madhe në projektin e përbashkët të investimeve prej 70%, dhe arsyeja kryesore për vendimin e tyre për të investuar në Maqedoninë e Veriut, siç u theksua në takim, është përvoja pozitive e partnerit të tyre të biznesit ” Dura Automotiv Sistem “, të cilat konfirmuan klimën e shkëlqyer të biznesit në vend dhe mundësinë për planifikim dhe zhvillim afatgjatë të projektit të përbashkët. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle