0_Maqedoni.Portal SQBiznes SQBiznes.portal SQBiznis.Slajder SQEkonomi SQPolitikë SQ

Zaevi në takim me LSM: Qeveria është në anën e punonjësve, dialogu social vazhdon

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaevi  sot u takua me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së, Darko Dimovskin dhe kryetarët e disa sindikatave degë nga sektori publik: Ljubisha Karanfillovskin të Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Miqo Stojanovskin të Sindikatës së Punonjësve në Transport dhe Lidhje dhe të Sindikatës Policore Maqedonase, Marjan Kicevin, në prani të Sllobodan Trendafillovit nga LSM-ja.

Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Kryetari i Qeverisë Zoran Zaevi  sot u takua me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së, Darko Dimovskin dhe kryetarët e disa sindikatave degë nga sektori publik: Ljubisha Karanfillovskin të Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Miqo Stojanovskin të Sindikatës së Punonjësve në Transport dhe Lidhje dhe të Sindikatës Policore Maqedonase, Marjan Kicevin, në prani të Sllobodan Trendafillovit nga LSM-ja.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar,  në takimin e punës, realizuar me kërkesë të udhëheqësve të sindikatave u përshëndet mbështetja e shprehur e Qeverisë për realizimin e të drejtave të punëtorëve dhe arritjen e dialogut social në drejtim të mbështetjes sociale-ekonomike të punonjësve.

“Qeveria po bëhet mbështetje kryesore e punonjësve dhe konsiderojmë se organizimi sindikal është i shëndetshëm për shtetin si korrigjues serioz në funksion të balancimit gjatë rregullimit të të drejtave të punonjësve, në institucionet publike dhe sektorit privat”, tha Zaevi, i cili theksoi se dialogu social vazhdon.

Në temën e të drejtave të punëtorëve u theksua ambienti pozitiv në raport të fillimit të bisedimeve dhe negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për të punësuarit në sektorin publik, ndërsa u konkludua edhe ndjekja e nevojshme e proceseve dhe analizë për sjelljen e zgjidhjeve më të volitshme për pagesën e K-15, gjegjësisht regres për pushim vjetor për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

Në takim u diskutua edhe për avancimin e masave për tejkalimin e ekonomisë gri, hapjen e vendeve të reja të punës dhe status më të mirë ekonomik për të gjithë punonjësit, pa marrë parasysh nëse janë në sektorin privat ose publik. ar/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle