0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaevi: Morëm “karton të verdhë” nga qytetarët, nga ky moment LSDM vepron sipas drejtimit që ia dha populli

Porosia e parë drejt shokëve të mi partiakë, është se morëm "karton të verdhë" nga qytetarët, nga ajo sa do ta dëgjojmë zërin e tyre varet nëse ai do të bëhet i kuq, për secilin prej nesh dhe për të gjithë ne. Qytetarë të respektuar, me fytyrë të pastër dëshiroj të kërkoj prej jush t'i jepni mundësi vendit dhe shoqërisë të vazhdojnë të lëvizin drejt të ardhmes, në vend se të kthehen drejt së kaluarës. Kërkoj të bashkohemi rreth këtij qëllimit tonë të qartë dhe të përbashkët, të bashkohemi të gjithë. Në emër të gjithçkaje që arritëm deri më tani dëshiroj të përçoj porosi të qartë të veprimit të përbashkët, sepse ekziston rreziku që vendi të na kthehet prapa, theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev.

Shkup, 20 tetor 2021 (MIA) – Porosia e parë drejt shokëve të mi partiakë, është se morëm “karton të verdhë” nga qytetarët, nga ajo sa do ta dëgjojmë zërin e tyre varet nëse ai do të bëhet i kuq, për secilin prej nesh dhe për të gjithë ne. Qytetarë të respektuar, me fytyrë të pastër dëshiroj të kërkoj prej jush t’i jepni mundësi vendit dhe shoqërisë të vazhdojnë të lëvizin drejt të ardhmes, në vend se të kthehen drejt së kaluarës. Kërkoj të bashkohemi rreth këtij qëllimit tonë të qartë dhe të përbashkët, të bashkohemi të gjithë. Në emër të gjithçkaje që arritëm deri më tani dëshiroj të përçoj porosi të qartë të veprimit të përbashkët, sepse ekziston rreziku që vendi të na kthehet prapa, theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai i falënderoi partnerët nga koalicioni qeveritar të cilët, siç theksoi, sot gjatë tërë ditës, në mënyrë të qartë porositën se mbetemi bashkë në rrugën demokratike dhe evropiane dhe i konfirmuan angazhimet e veta që shteti të vazhdojë të lëvizë përpara.

“Në këto momente me të vërtetë ka rëndësi përcaktimi i shprehur qartë dhe publikisht të jemi të bashkuar në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve dhe në sigurimin e së ardhmes më të mirë për tërë popullin tonë. Sot u demaskuan të gjitha dezinformatat që i dëgjuam ditëve të kaluara për gjoja shumica të reja. Sot kemi konfirmim të qartë, kemi shumicë qeveritare dhe koalicion qeveritar i cili është stabil, i bashkuar, koalicion i cili e udhëheqë shoqërinë tonë përpara, i bashkuar. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim së bashku për të mirën ne qytetarëve. Por ne para vetes kemi sfidë tjetër, qytetarët na dërguan kritikë të qartë, do të thosha edhe dënim, ne atë qëndrim, atë zë e dëgjojmë, e kuptojmë dhe e fuqizojmë”, potencoi Zaevi.

Ai theksoi se janë të vetëdijshëm se tashmë nuk ka tolerancë për përsëritjen e gabimeve të njejta.

“Ne jemi parti e cila i dëgjon njerëzit, e nuk shkel mbi ta. LSDM mëson, ndryshon, dhe i përmirëson gabimet e veta për të siguruar përparim të drejtpërdrejtë të shtetit dhe jetë më të mirë për qytetarët. LSDM nga e hëna ka hyrë në proces të ridefinimit dhe avancimit të kanaleve për bashkëveprim dhe komunikim me qytetarët. Nga ky moment LSDM vepron sipas udhëzimit që e dha populli dhe LSDM ndryshon”, konkludoi lideri i LSDM-së. ab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle