0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQPolitikë SQ

Zaev – Toman: Përgëzime për çmimin për paqe dhe mesazh për mbështetjen nga Republika e Çekisë në perspektivat evropiane dhe zhvillim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Mirosllav Toman, ambasador i Republikës së Çekisë në vendin tonë. Në takim u shprehën urime për çmimin për paqe që e mori Kryeministri Zaev, si diçka që është vlerësuar si e merituar për shkak të politikave funksionale për dialog në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve dhe të mirës së përgjithshme. U theksua mbështetja e Republikës së Çekisë për integrimet evropiane të vendit tonë dhe hapja e bisedimeve nga BE-ja, me mesazh se Republika e Maqedonisë së Veriut e ka mik Republikën e Çekisë.

Shkup, 31 gusht 2021 (MIA) – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Mirosllav Toman, ambasador i Republikës së Çekisë në vendin tonë. Në takim u shprehën urime për çmimin për paqe që e mori Kryeministri Zaev, si diçka që është vlerësuar si e merituar për shkak të politikave funksionale për dialog në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve dhe të mirës së përgjithshme. U theksua mbështetja e Republikës së Çekisë për integrimet evropiane të vendit tonë dhe hapja e bisedimeve nga BE-ja, me mesazh se Republika e Maqedonisë së Veriut e ka mik Republikën e Çekisë.
Në takim u kumtua se Ballkani Perëndimor është një prej prioriteteve më të mëdha në të cilat fokusohet Republika e Çekisë në aspekt të perspektivave evropiane dhe se do të vazhdojë të veprojë në atë drejtim në mënyrë edhe më aktive gjatë kryesimit me BE-në, që vijon pas kryesimit slloven.
Kryeministri Zaev u falënderua për urimet dhe për mbështetjen e Republikës së Çekisë si të dëshmuar, partner tradicional i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që u tregua edhe përmes përvojave të ndara dhe motivuese përmes Grupit të Vishegradit në pjesën e perspektivave evropiane dhe përmes raporteve dypalëshe, të cilat, siç konstatoi Kryeministri Zaev, në periudhën e fundit shënojnë zhvillim të dukshëm.
“Për ne është shumë e rëndësishme miqësia me Republikën e Çekisë si partner i dëshmuar i shtetit tonë, në sferën e integrimeve evropiane dhe në të gjitha sferat me rëndësi për qytetarët dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillimin e raporteve mes dy vendeve. Qeveria është e përkushtuar në evropeizmin e shtetit dhe do të vazhdojmë të përpiqemi në gjetjen e zgjidhjeve përmes politikave për mirëkuptim dhe dialog më parimor, për përparimin tonë të mëtejshëm në perspektivat evropiane. Njëkohësisht e zhvillojmë iniciativën “Ballkani i Hapur”, si hap plus i Procesit të Berlinit, me qëllim bashkëpunim rajonal më aktiv në favor të ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve dhe gjithashtu me ndihmën e nivelit politik, ekskluzivisht në funksion të perspektivave evropiane që nuk kanë alternativë ”, tha Kryeministri Zaev.
Në takim bashkërisht është konstatuar se shembull për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve janë mbështetja nga Republika e Çekisë në kufirin jugor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë krizës së emigrantëve dhe deri sot, për solidaritetin e dëshmuar janë dhuruar vaksina gjatë kohës së pandemisë, për donacionet në pjesën e bashkëpunimit me MPB-në dhe me Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu është shprehur pajtueshmëri mbi rëndësinë e nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim trepalësh dhe bashkëpunim teknik mes MPB-së, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Çekisë. Gjithashtu theksohet rritja e tregtisë mes vendeve në vitin e kaluar, si dhe mundësitë e hapura për rritjen e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle