0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQPolitikë SQ

Zaev – Tiganj: Mbështetje e riafirmuar e fuqishme nga Kroacia për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Mbështetja e fuqishme nga Kroacia për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut është riafirmuar në takimin e sotëm të kryeministrit, Zoran Zaev me ambasadoren e Kroacisë në vendin ton, Nives Tiganj.

Shkup, 14 korrik 2021 (MIA) – Mbështetja e fuqishme nga Kroacia për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut është riafirmuar në takimin e sotëm të kryeministrit, Zoran Zaev me ambasadoren e Kroacisë në vendin ton, Nives Tiganj.

U vlerësua se shteti ynë e përmbushi pjesën e vet të obligimeve në rrugën për inkuadrim drejt BE-së dhe se BE-ja duhet ta respektojë fjalën e vet.

“Maqedonia e Veriut I bëri reformat e nevojshme. Gjithashtu është shembull për bashkëjetesë të bashkësive të ndryshme në një shtet, që gjithashtu është vlerë evropiane. Shteti ynë vazhdon me politikat konstruktive të dialogut në shtet dhe në planin ndërkombëtar dhe presim se ato do të japin rezultate për hap përpara në integrime”, tha kryeministri Zaev.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u shpreh dakordim I dyanshëm për rëndësinë e politikave të zgjerimit.

Gjithashtu, u konstatua se është në dobi edhe të BE-së dhe vendeve candidate, që BE-ja të rrumbullakësohet me Ballkanin Perëndimor, I cili natyrshëm I takon Evropës.

Në takim u cek rëndësia e manifestimit të pjekurisë politike tek të gjitha subjektet politike, kur bëhet fjalë për realizim të çështjeve në dobi të qytetarëve dhe të shtetit.

Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Tiganj folën edhe për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, si në fushën e mbrojtjes dhe në fusha të tjera, që e mundësojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve. ab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle