0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Ta ruajmë drejtimin e duhur të Karposhit dhe shtetit, e ato janë integrime brenda dhe integrime jashtë

Shkup, Karposh ne jemi fitues pasiqë jemi të bashkuar. Do të jemi fitues pasi jemi për progresivitet, demokraci, liri. Karposhi evropian, Shkupi evropian, Maqedonia evropiane, së bashku përpara do të fitojnë. Do t’i gëzohemi fitores edhe në Karposh, edhe në Qendër, edhe në Shuto Orizarë, edhe në Çair, edhe në kryeqytetin Shkup edhe në të gjitha komunat tjera ku luftojmë, porositi lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, sonte në tubimin e bashkuar në Karposh.

Shkup, 28 tetor 2021 (MIA) – Shkup, Karposh ne jemi fitues pasiqë jemi të bashkuar. Do të jemi fitues pasi jemi për progresivitet, demokraci, liri. Karposhi evropian, Shkupi evropian, Maqedonia evropiane, së bashku përpara do të fitojnë. Do t’i gëzohemi fitores edhe në Karposh, edhe në Qendër, edhe në Shuto Orizarë, edhe në Çair, edhe në kryeqytetin Shkup edhe në të gjitha komunat tjera ku luftojmë, porositi lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, sonte në tubimin e bashkuar në Karposh.

Ai uroi banorëve të Karposhit që në rrethin e parë fituan me mbi 2.600 vota përparësi, gjë që dërgon porosi se në cilën anë është Karposhi. Por, shtoi ai, kemi dhe denim nga elektorati tradicional në këtë komunë ku korpusi i votave të fituara është më i vogël sesa është fituar në të kaluarën.

Ai në tubim tha se Qeveria së bashku me Shilegovin si kryetar i komunës, të gjitha përmendoret e vendosura në qendër të Shkupit në kohën e VMRO-DPMNE-së do të zhvendosen nga qyteti në fusha jashtë qytetit dhe do të bëjnë muze nga përmendoret.

“Këtë mund ta bëjmë, shteti mund ta durojë këtë, nuk kushton para dhe do ta realizojmë që të mbetet simbol se Shkupi është progresiv, se Shkupi dëgjon, Qeveria dëgjon dhe vepron pas vërejtjeve të qytetarëve”, tha Zaev.

Ai i bëri thirrjes kandidates për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, që të japë dorëheqje dhe të tërhiqet nga fushata, pasi, siç thotë, në mënyrën më të poshtër, kandidohet për kryetare të Qytetit të Shkupit – avangarda e shtetit, ndërsa është shtetase e vendit të huaj në kohë të kontestit me Bullgarinë dhe po tenton që këtë ta fshehë.

“Këtu kemi zgjedhje të shkëlqyeshme, për këtë shkak vlen të luftojmë, pasi i kemi të gjitha argumentet në botë. Të dalim masivisht të dielën dhe të japim përkrahje për numrin 12”, bëri thirrje Zaev. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle