0_Maqedoni.Portal SQLajme nga komunat SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Stacion të ri filtrues dhe kopsht të ri të fëmijëve në Haraçinë

- Haraçina është shembull se të gjithë mund të jetojmë bashkë, të duhemi dhe të respektohemi, që përfaqëson çelës për suksesin dhe progresin jo vetëm të komunave, por edhe të shtetit, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sotme në Komunën e Haraçinës.

Shkup, 15 tetor 2021 (MIA) – Haraçina është shembull se të gjithë mund të jetojmë bashkë, të duhemi dhe të respektohemi, që përfaqëson çelës për suksesin dhe progresin jo vetëm të komunave, por edhe të shtetit, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sotme në Komunën e Haraçinës.
Zaevi theksoi se në këtë komunë do të ndërtohet kopsht i ri i fëmijëve me kapacitet për njëqind fëmijë, ndërsa përkujtoi edhe për gjithë punën e bërë në këtë komunë.
Ai e përshëndeti menaxhimin e deritanishëm të kryetares Milikije Halimi dhe ofroi mbështetje që të vazhdojë të punojë si edhe deri më tani.
“Vendosën ngrohjen qendrore në shkollën ‘Bajram Shabani’ në fshatin Grushinë. Janë asfaltuar rrugët në vendbanimin Haraçinë dhe drejt fshatit Orllancë, është ngritur një shteg biçikletash, po ndërtohet një sistem kanalizimi mbi 10 km i gjatë, po ndërtohet një sistem i marrjes së ujit në fshatin Mojancë, banorët janë ndihmuar në blerjen e traktorëve të rinj, është ofruar mbështetje për gratë fermere, është ndërtuar ndërtesë e re administrative e komunës, janë bërë investime në zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore”,tha Zaevi.
Kryetari i LSDM-së theksoi se zhvillimi i kësaj komune do të vazhdojë si edhe deri më tani, sepse siç tha, LSDM është parti e cila nuk i ndan as njerëzit, e as komunat.
“Forca jonë qëndron në unitetin. Ndërsa uniteti është Më e mira edhe për Haraçinën  edhe për shtetin. Dhe për këtë edhe ju e dini, më 17 tetor, stilolapsin në dorë dhe siç përmbysëm regjimin së bashku, për të mos lënë asnjë rreze të ‘dritës së regjimit’, për të vulosur vendin e tij në të kaluarën, dhe ne, së bashku, përsëri me stilolapsin në dorë,  të sjellim më të mirën”, shtoi Zaev. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle