0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Shumica parlamentare e koalicionit në pushtet do të rritet për të paktën katër deputetë

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, paralajmëroi rritje të shumicës parlamentare të koalicionit në pushtet për të paktën katër deputetë.

Shkup, 28 tetor 2021 (MIA) – Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, paralajmëroi rritje të shumicës parlamentare të koalicionit në pushtet për të paktën katër deputetë.

“Shumica parlamentare mund të jetë e re, por e rritur dhe këto janë punë natyrore, reale të cilat po ndodhin sot, lehtë të kuptueshme për qytetarët”, tha Zaev sonte në intervistë për televizionin Kanal 5, duke shtuar se koalicioni është nga struktura politike e opozitës, e cila është për BE dhe NATO, me Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë, Marrëveshjen e Ohrit, Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ai tha se kjo është ardhmëria e shtetit, pasiqë VMRO-DPMNE-ja është kundër tre marrëveshjeve dhe lideri i tyre nuk e përdor Veriore, emrin kushtetues të shtetit.

“Dhe këtu menjëherë keni kontest me Greqinë, dhe atëherë nuk ka as B nga BE-ja, as U nga uniteti në shtet”, tha Zaev.

Ai shtoi se po bisedohet me Alternativën, të cilët, siç thotë, janë nënçmuar nga partneri i tyre Aleanca për Shqiptarët, ndërsa nënçmimi kulminoi me koalicionin me VMRO-DPMNE-në.

Zaevi, theksoi, se të dielën në zgjedhjet lokale do të fitojë progresiviteti, do të fitojë më e mira, demokracia dhe liria. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle