0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Shumica aktuale parlamentare vetëm do të rritet

Ata të cilët paralajmërojnë shumicë të re parlamentare pas rrethit të dytë të zgjedhjeve, duhet të thonë edhe nëse janë për Marrëveshjen e Prespës ose për Marrëveshjen me Bullgarinë, për BE dhe NATO, pasi ato janë bazat për koalicionim në Parlament. Shumica aktuale parlamentare mund vetëm të rritet, e jo të ndryshohet, thotë kryeministri Zoran Zaev.

Shkup, 26 tetor 2021 (MIA) – Ata të cilët paralajmërojnë shumicë të re parlamentare pas rrethit të dytë të zgjedhjeve, duhet të thonë edhe nëse janë për Marrëveshjen e Prespës ose për Marrëveshjen me Bullgarinë, për BE dhe NATO, pasi ato janë bazat për koalicionim në Parlament. Shumica aktuale parlamentare mund vetëm të rritet, e jo të ndryshohet, thotë kryeministri Zoran Zaev.

Ai në konferencë për shtyp në Qeveri, i pyetur nëse sheh rrezik për stabilitetin e shumicës parlamentare, pasi alternativa e ka hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkangjitet shumicën qeveritare, ndërsa BESA mori përkrahje nga Aleanca për Shqiptarët për kandidatët në Tetovë dhe Zhelinë, tha se kjo është “e drejtë legjitime”.

“Absolutisht jo. Janë zgjedhje lokale, është legjitime që partitë politike të bëjnë partneritete, koalicione dhe marrëveshje për paraqitje në rrethin e dytë të zgjedhjeve, me qëllim që të kenë sukses me kandidatët e tyre, duke filluar nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja, Aleanca, BESA, Alternativa dhe të gjitha subjektet tjera politike të cilat marrin pjesë në rrethin e dytë”, porositi Zaev.

Ai përsëriti se koalicionet dhe shumica kanë shkak natyror për krijimin e tyre, mbijetimin ose shpërbërjen, si dhe krijimin e shumicës së re.

“Duhet të thonë të gjithë të cilët paralajmërojnë epilogje të tilla të ngjarjeve pas rrethit të dytë zgjedhor, do të jenë për Marrëveshjen e Prespës ose për Marrëveshjen me Bullgarinë, për një shoqëri për të gjithë, për Ligjin për përdorimin e gjuhëve ose do të jenë kundër. Në thelb është kjo, do të jenë për BE-në dhe integrimet përmes dialogut dhe diplomacisë miqësore ose do të jenë për bllokim. Në atë bazohen koalicionet dhe shumica parlamentare. Unë pohoj se shumica parlamentare do të rritet, dhe nëse lexoni saktë, Alternativa thotë ‘pas rrethit të dytë zgjedhor, të hënën do të publikohet shumicë e re qeveritare’, pra pyesni për cilën shumicë qeveritare mendojnë”, tha Zaev.

Kryeministri theksoi se LSDM-ja ka bashkëpunim të mire me Alternativën dhe ka perspektivë të mirë që t’i shërbejnë shtetit në procesin eurointegrues, procesit për një shoqëri për të gjithë, e jo, siç thotë, nacionalizmit të Aleancës dhe VMRO-DPMNE-së.

Në pyetjen a janë të sigurtë në proceset e BE-së dhe NATO-s nëse ndodh shumicë e re qeveritare, Zaev përsëriti se NATO dhe BE janë prioritetet kryesore strategjike dhe një nga bazat që koalicionimi në Parlament të qëndrojë dhe të rritet.

“Kundër NATO-s dhe BE-së nuk ka subjekte politike të cilat do t’i bashkangjiteshin VMRO-DPMNE-së, pasi politikat e tyre janë kundër NATO-s dhe BE-së, respektivisht zënka me Bullgarinë, pastaj me Greqinë, nuk e përdorin Veriore në emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Askush as në afat të gjatë, as në të mesëm, e as në të shkurtë, nuk dëshiron ta shkatërrojë partinë e vet politike si subjekt politik ose karrierën e vet personale politike. Ashtu që ardhmëri për shumicë të re parlamentare nuk ka. Në të gjitha pres konferencat, Lëvizja BESA konfirmon se qëndron pas shumicës dhe të gjitha partive tjera politike, ashtu që shumica aktuale parlamentare mund vetëm të rritet e jo të ndërrohet”, tha Zaev.

Lidhur me vërejtet e KE-së në Raportin për ndryshimet ligjore të legjislaturës zgjedhore, të miratuara në momentin e fundit pa diskutim dhe pa konsultime të gjera, Zaev tha se ndryshimet kanë qenë në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR-së, janë harmonizuar një vit nga një grup punues dhe janë miratuar me harmonizim nga të gjithë, me pothuaj shumicë të dy të tretave prej 78 votave “për”, dy kundër dhe vetëm një të përmbajtur. Një pjesë e ndryshimeve të cilat paraprakisht janë harmonizuar, shtoi ai, janë bllokuar në amandamente na E Majta. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle