Partitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Prilepi e ka mbështetjen e plotë të pushtetit qendror për zhvillim

Nder të veçantë kam që këtu, nga Tuma e të pamposhturve e prezantoj  ofertën tonë për zgjedhjet lokale. Sikur edhe për të gjitha komunat, edhe për Prilepin e sjellim më të mirën. Kemi dilema, por e di se Prilepi  ishte i pari që ndjeu kur ishte e nevojshme. këto 80 vjet Prilepi ishte dhe do të mbetet avangardi ynë. Dhe prandaj, në fund, megjithatë fiton, më e mira, porositi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot nga Prilepi, prej para Tumës së të pamposhturve pas marshit të sotëm nga qendra e qytetit.

Prilep, 11 tetor 2021 (MIA) – Nder të veçantë kam që këtu, nga Tuma e të pamposhturve e prezantoj  ofertën tonë për zgjedhjet lokale. Sikur edhe për të gjitha komunat, edhe për Prilepin e sjellim më të mirën. Kemi dilema, por e di se Prilepi  ishte i pari që ndjeu kur ishte e nevojshme. këto 80 vjet Prilepi ishte dhe do të mbetet avangardi ynë. Dhe prandaj, në fund, megjithatë fiton, më e mira, porositi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot nga Prilepi, prej para Tumës së të pamposhturve pas marshit të sotëm nga qendra e qytetit.

Nuk ka kohë më të mirë, potencoi Zaev, se kjo sot,  në këtë datë të rëndësishme, nga ajo të jesh në Prilep së bashku me ju, të marshohet krah për krahë me vlera të përbashkëta, me respekt të përbashkët ndaj të kaluarës dhe me vizion të përbashkët për të ardhmen.

Zaev theksoi se nevojitet zgjuarsi, herët të zbulohen të gjitha format e fashizmit.

Theksoi se kandidati për kryetar komune të Prilepit nga LSDM-ja dhe koalicioni, Goran Sugareski, tregoi se si duhet atdheu, arriti ta shndërrojë në vendndërtim të madh, u rikonstruuan shumë rrugë dhe autostrada.

Nënkryetari i LSDM-së Venko Filipçe dërgoi falënderim te pasardhësit e heronjve kombëtar, te familjet e të vdekurve dhe te pjesëmarrësit në Luftën Nacional Çlirimtare, te të gjithë banorët e Prilepit, por edhe te të gjithë populli maqedonas dhe porositi se lufta jonë “paqësore” nuk ka përfunduar dhe ende  nuk e kemi përmbushuar amanetin deri në fund.

Kandidati për kryetar komune të Prilepit nga LSDM dhe koalicioni, Goran Sugareski sot theksoi se shteti ndërtohet me dashuri, me ndjenjë të sinqertë me patriotizëm, me respektim të popujve të saj dhe pjesëtarët e bashkësive tjera etnike, të cilët jetojnë në të, shteti ndërtohet, nuk shkatërohet.

Ai theksoi se ka ardhur koha e përvojës së tij politike, profesionale dhe jetësore dhe diturinë e fituar ta përkushtojë në Prilepin e lindjes dhe për banorët e saj. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle