0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQPolitikë SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Pagat, pensionet dhe mbështetja nga shteti edhe më tej do të rriten

Pagat janë rritur për mbi 6.000 denarë, edhe paga mesatare dhe minimale poashtu, për tre here më shumë sesa në kohën e VMRO-DPMNE-së. Dhe do të rriten. Për tre muaj – paga minimale do të jetë 18.000 denarë, ndërsa ajo mesatarja mgi 30.000 denarë. Pagat, pensionet dhe mbështetja nga shteti edhe më tej do të rriten, do të jenë më të mëdha se shpenzimet e nevojshme për jetë, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Shkup, 13 tetor 2021 (MIA) – Pagat janë rritur për mbi 6.000 denarë, edhe paga mesatare dhe minimale poashtu, për tre here më shumë sesa në kohën e VMRO-DPMNE-së. Dhe do të rriten. Për tre muaj – paga minimale do të jetë 18.000 denarë, ndërsa ajo mesatarja mbi 30.000 denarë. Pagat, pensionet dhe mbështetja nga shteti edhe më tej do të rriten, do të jenë më të mëdha se shpenzimet e nevojshme për jetë, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në tribune qytetare “Më e mira për komunën time” e cila u mbajt sonte në Butel, Zaev porosity se ekonomia e vendit është stabile dhe se shteti është këtu edhe për komunat edhe secilin njeri dhe theksoi edhe se investimet nga pushteti qendror strategjik do të përdoren për vende të reja të punës dhe për paga më të larta për secilin.

“Sigurojmë zhvillim të barabartl në të gjitha rajonet me sistemim planor të investimeve qendrore. Do ta mbështesim zhvillimin e bizneseve të vogla, veçanërisht të bizneseve deficitare në komunat, që të zhvillohen dhe të jenë në numër më të madh – ky është misioni ynë”, theksoi ai.

Shtoi se investojnë në të gjitha rajonet, pa kurrfarë diskriminimi.

“Kjo shihet edhe këtu në Butel ku është investuar në shumë projekte të cilat e avancojnë cilësinë e jetës në çdo vendbanim në këtë komunë. Shtatëqind mijë euro kemi investuar në zhvillimin e infrastructures rrugore këtu në Butel. Në zonën industriale Vizbeg kemi vendosur rrjet të ujësjellësit dhe të kanalizimit”, theksoi Zaev.

Zaev u tha qytetarëve se që të vazhdojë kjo nevojitet që më 17 tetor të jepet mbështetje për këto projekte dhe të zgjidhet “Më e mira” për Butelit dhe siç tha, më e mira sjell program politik të Velimir Smilevskin. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle