0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev nga Shuto Orizara: Të bashkohemi dhe të votojmë për numër 12, për Ferat Asan dhe Petre Shilegov

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot ishte mes qytetarëve të Shuto Orizarës, ku bisedoi për ofertën e LSDM-së dhe koalicionit për zgjedhjet e ardhshme lokale, prej ku bëri thirrje se nevojitet bashkim që të vazhdojë përparimi i komunave, si dhe zhvillimi i shtetit.

Shkup, 26 tetor 2021 (MIA) – Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot ishte mes qytetarëve të Shuto Orizarës, ku bisedoi për ofertën e LSDM-së dhe koalicionit për zgjedhjet e ardhshme lokale, prej ku bëri thirrje se nevojitet bashkim që të vazhdojë përparimi i komunave, si dhe zhvillimi i shtetit.

Qëllimi ynë është, porositi Zaev, që sëbashku Ferat Asan, t’i shumëfishojmë efektet dhe ta rrisim standardin në jetën urbane, në infrastrukturën komunale, cilësinë e procesit arsimor edhe në kopshtet për fëmijë edhe në shkollat fillore, por edhe ta rrisim standardin ekonomik të bashkëqytetarëve romë.

“Me rëndësi është ta arrijmë unitetin dhe mua më vjen mirë që këtë e arrijmë. Këto ditë dërgojmë porosi deri te të gjithë kandidatët tjerë të vijnë dhe të bashkohemi, dhe ata vijnë. Të gjithë e dijmë se këtu fiton Asan”, tha Zaev.

Ai, poashtu, kërkoi përkrahje edhe për mandat të ri të kandidatit për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Shumë është me rëndësi që Qyteti i Shkupit të vazhdojë në rrugën e zhvillimit, kjo është garancë se edhe zhvillimi i komunave të Shkupit dhe zhvillimi i Shuto Orizarës do të vazhdojë. Për këtë shkak të dielën të votojmë edhe për Petre Shilegovin, për mandat të ri të kryetarit të Qytetit të Shkupit”, bëri thirrje kryetari i LSDM-së, Zaev në Shuto Orizarë. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle