0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMKD-AL SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Në zgjedhje sillni vendim për të ecur përpara, mos u ktheni pas

Unë mora vendime që kanë rezultuar të drejta dhe e gjithë bota u përkul dhe ju dha respekt vendimeve, tha kryeministri Zoran Zaev sonte në tubimin në Manastir të koalicionit "Më e mira për komunën time" duke kërkuar mbështetje për kandidatin Hristo Kondovski.

Manastir, 22 tetor 2021 (MIA) – Unë mora vendime që kanë rezultuar të drejta dhe e gjithë bota u përkul dhe ju dha respekt vendimeve, tha kryeministri Zoran Zaev sonte në tubimin në Manastir të koalicionit “Më e mira për komunën time” duke kërkuar mbështetje për kandidatin Hristo Kondovski.

“Populli vendos. Populli im merrni vendim për të ardhmen, mos u ktheni prapa. Në emër të suksesit, të suksesit strategjik dhe anëtarësimit në NATO, në emër të bashkimit dhe kohezionit në shoqërinë tonë multietnike, në emër të rritjes së pagave në kohë pandemie, në emër të rritjes së investimeve vendore dhe të huaja, në emër të së ardhmes u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Manastir që të mbështesin unitetin, përparimin, të ardhmen, mbështetjen e më të mirëve për Manastirin. Dilni dhe merrni vendim për Manastirin tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për të ardhmen tuaj”, theksoi lideri i partisë në pushtet LSDM, Zoran Zaev.

Me zgjedhjen e Kondovskit, ai porositi se manastirarit do të jenë krenar në katër vitet e ardhshme.

“Ju bëj thirrje të gjithëve, të gjithë qytetarëve që të bashkohemi. Manastiri ka potencial të madh, Manastiri ka potencial për progresivitet mbi 32.000 vota. Është shumë e rëndësishme të dalim dhe të sjellim vendim që do të jetë përmbushje e detyrimit tonë. Vendimi është të mos qëndrojmë në shtëpi. Vendimi është dilni dhe votoni. Votoni për atë që mendoni se është më mirë për ju, për lagjen tuaj, për komunën tuaj, për qytetin tuaj, për fshatin tuaj, për atdheun tuaj. Vetëm përmes atij vendimi mund të përmbushni detyrën tuaj qytetare. Përndryshe, duke qëndruar në shtëpi, përkrahni regjimin, përkrahni kthimin e gjitha atyre momenteve, ditëve, javëve, muajve, viteve të padëshiruara ku nuk ka asgjë nga zhvillimi i Manastirit, se si po ngec qyteti, si investohen para në monumente, si rrënohet perspektiva e brezave të tanishëm e të ardhshëm. Është shumë me rëndësi se në duar të kujt e lëni komunën tuaj, tha Zaevi.

Ai ftoi qytetarët më 31 dhjetor të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ndajnë të gjitha sukseset që do të arrihen në Manastir. fab/

 

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle