0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev në Shuto Orizarë: Ne sjellim kushte më të mira për jetë në çdo komunë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot së bashku me kandidatin për kryetar të komunës Ferat Asani dhe bartësen e listës për këshilltare Nexhmie Saitova u drejtua para qytetarëve të Shuto Orizarës.

Shkup, 15 tetor 2021 (MIA) – Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot së bashku me kandidatin për kryetar të komunës Ferat Asani dhe bartësen e listës për këshilltare Nexhmie Saitova u drejtua para qytetarëve të Shuto Orizarës.

Zaev, para qytetarëve tha se për LSDM-në nuk ka komunë të rëndësishme dhe të parëndësishme, ndërsa dëshmi për këtë, siç tha, janë investimet e shumta në Shuto Orizarë.

“Kemi mundësuar përfshirje të tërësishme të të gjithë qytetarëve në shoqëri. Dhe me këtë kemi treguar se kujdesemi për të gjithë. I kthejmë paratë te qytetarët, u ndihmojmë qytetarëve të rrezikuar me ndihmë sociaële nga shteti, por edhe nxjerrim nga varfëria. Ndihmën sociale e kemi rritur për 300 për qind”, tha mes tjerash Zaev.

Ai u bëri thirrje qytetarëve në Shuto Orizarë të dielën të japin përkrahje masive për numrin 12 dhe konceptin e LSDM-së. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle