0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Mos ua jepni Shkupin atyre që e shëmtuan

Shkup, 23 tetor 2021 (MIA) –  Mos ua jepni Shkupin atyre që e kishin shëmtuar, porositi sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në tubimin parazgjedhor të LSDM-së dhe Koalicionit në Shkup, ai kërkoi mbështetje për një të ardhme të përbashkët progresive dhe për, siç tha, Shkupin qytet evropian, Shkupi i cili bashkon, Shkupi ynë, i juaj, i të gjithëve.

“Shkupi juaj dhe ynë meriton më të mirën dhe asgjë më pak se më të mirën. Qytetarët e lirë të Shkupit dinë të japin mësim, por e dinë edhe kë u duhet për qytetin dhe vendin e tyre, por i dinë edhe përgjegjësitë e tyre. Qytetaria progresive do të votojë për progres më 31 tetor, pasi është ideologjia jonë personale – më e mira për të gjithë”, tha Zaev.

Të bashkuar përpara, tha Zaev, është një vizion fisnik dhe është qëllimi më i rëndësishëm racional që ne të vazhdojmë të zhvillohemi në shpirt dhe krah për krah me botën progresive. Kjo është rruga në të cilën jemi të përkushtuar dhe se  pse jemi bashkuar. Të bashkuar përpara është i vetmi koncept që ka kapacitetin për të siguruar përparimin e shtetit. Ky është parakushti themelor për një jetë të qetë dhe cilësore të çdo njeriu dhe çdo familjeje në Shkupin tonë të përbashkët, por edhe në shtetin tonë të përbashkët RMV.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle