0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Zaev: Marrëveshja e Ohrit solli frymë të re në drejtimin e politikave që ndërtoјnë ura, së bashku zhvillohemi si shtet anëtar i NATO-s dhe anëtar i ardhshëm i BE-së

Marrëveshja kornizë e Ohrit solli frymë të re të drejtimit të politikave që ndërtojnë ura, ndërsa nuk i prishin  ato, politika që bashkojnë qytetarët dhe nuk i ndajnë ata në rrugën e sigurimit të së ardhmes së vendit tonë në shtëpinë e përbashkët euroatlantike së bashku me popujt tjerë. Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, shteti ynë është më i qëndrueshëm dhe më i sigurt, me tolerancë të garantuar ndëretnike dhe kohezion më të fortë social. Së bashku ne jemi duke u zhvilluar si një vend në të cilin shanset e prosperitetit janë të barabarta për të gjithë, si anëtare e NATO-s dhe anëtare e ardhshme e BE-së.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle