0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQPartitë politike SQSvet.Slajder SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Kavadari është dëshmi se shteti në mënyrë të barabartë investon në popullin e tij pa dallim se kush është kryetar komune

Në mënyrë serioze jemi duke investuar në infrastrukturën komunale, që ta zhvillojmë cilësinë e jetës në çdo vendbanim, theksoi sot në Kavadar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në kuadër të Karvanit "Më e mira për komunën time" në Kavadar.

Kavadar, 4 tetor 2021 (MIA) – Në mënyrë serioze jemi duke investuar në infrastrukturën komunale, që ta zhvillojmë cilësinë e jetës në çdo vendbanim, theksoi sot në Kavadar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në kuadër të Karvanit “Më e mira për komunën time” në Kavadar.

Ai theksoi se në këtë rajon është rikonstruuar rruga rajonale Kavadar – Rosoman dhe transitimi nëpër Kavadar, gazsjellësi Negotinë – Kavadar është mbi 92 për qind, janë vendosur ujësjellës dhe kanalizime, janë rikonstruuar rrugë të shumta përmes parave të Buxhetit qendror.

Qeveria dhe jo Jançevi e bëri urën në Vatashë, projektin turistik dhe shtegun, rehabilitimin Kavadar – Marinë – Negotinë, theksoi Zaev, duke shtuar se kështu punohet si burrështetas, me nder dhe përgjegjësi.

“Kavadari është dëshmitar se shteti në mënyrë të barabartë ka investuar në popullin e tij pa dallim se kush e udhëheq komunën, shteti është këtu t’u ndihmojë komunave, t’u ndihmojë qytetarëve, këtë e bëjmë vazhdimisht dhe do të vazhdojmë ta bëjmë edhe gjatë periudhës së ardhshme. Me Todorovin dhe këshilltarët së bashku do të sjellim gazifikimin e Kavadarit dhe qendrën blerëse rajonale ndërsa të rinjve do t’u ndihmojmë ta hapin biznesin e tyre, përmes qendrave start ap. Kështu duhet Kavadari, kështu punohet për Kavadarin”, konstatoi Zaev.

Po bëhet gjithnjë e më e sigurt mundësia “Rajoni i Vardarit” ta përfundojë falimentimin me çka do të jetë në pronë të shtetit, të qytetarëve, paralajmëroi sonte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në tubimin në Kavadar.

Më 17 tetor, shtoi, fitojmë me më të mirin, e ai për Kavadarin është kandidati për kryetar komune Gorna Todorv dhe lista e këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit, numër 12.

Ai iu referua gjërave pozitive në periudhën e kaluar dhe njoftoi se do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Foli për rritjen e pagave dhe pensioneve, investimet në infrastrukturën rrugore dhe komunale dhe kujtoi projektet e zbatuara në këtë rajon, me para nga buxheti qendror. Foli gjithashtu për mbështetjen në vreshtari dhe verari biznese të vogla, projekte të realizuara dhe të reja në të gjitha sferat e jetës.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle