0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQPolitikë SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Ka paralajmërim për rritjen e shumicës parlamentare pas zgjedhjeve

Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev sot theksoi se tani më ka paralajmërim për rritjen e shumicës parlamentare, për shkak të pozitës në Parlament, por edhe siç theksoi, për shkak të retorikës nacionaliste që e ka VMRO-DPMNE-ja dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Shkup, 15 tetor 2021 (MIA) – Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev sot theksoi se tani më ka paralajmërim për rritjen e shumicës parlamentare, për shkak të pozitës në Parlament, por edhe siç theksoi, për shkak të retorikës nacionaliste që e ka VMRO-DPMNE-ja dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Jetojmë në dekadën e dytë të shekullit 21, të gjithë duhet të jenë qytetarë të barabartë dhe kjo është e rëndësishme, dhe qytetarët nuk duan sherre me fqinjët përsëri, me pjesën tjetër të botës, duan që integrimi të vazhdojë sepse ato sjellin ekonomi, sjellin më lart standardi ekonomik, i cili tashmë është i dukshëm kudo”, tha Zaev në një intervistë për televizionin Kanal 5.

Ai shtoi se shumica parlamentare do të rritet dhe se ka deputetë të ciët tani më japin mbështetje.

Ai theksoi se të gjitha vendimet kryesore të shtetit u morën për të rritur standardin ekonomik të njerëzve tanë. Siç e përmendi ai, si deputetët ashtu edhe qytetarët duan të jenë në anën e suksesit në anën që çon përpara.

“Në këtë rast, ata kanë ofertën me ne në pjesën e “Më të mirëve” dhe në pjesën e programit dhe kandidatët, dhe besoj se një përcaktim i tillë që konfirmohet në gjashtë cikle zgjedhore do të konfirmohet në këto zgjedhje” , theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle