0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Informimi për tragjedinë shkon përmes institucioneve, dhe ashtu duhet të jetë, nuk do ta keqpërdori këtë temë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga tribuna qendrore qytetare në Tetovë u shprehi ngushëllime familjeve të të vdekurve në zjarrin në kovid spitalin më 8 shtator. Porositi se institucionet janë ato të cilat duhet të veprojnë për tragjedinë, e jo politikanët.

Tetovë, 3 tetor 2021 (MIA) – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga tribuna qendrore qytetare në Tetovë u shprehi ngushëllime familjeve të të vdekurve në zjarrin në kovid spitalin më 8 shtator. Porositi se institucionet janë ato të cilat duhet të veprojnë për tragjedinë, e jo politikanët.

“Më lejoni të shpreh edhe njëherë pikëllimin dhe keqardhjen dhe dëshiroj t’u shprehi ngushëllime familjeve. Informimi për tragjedinë shkon përmes institucioneve, dhe ashtu duhet të jetë. Unë sonte nuk do ta keqpërdori këtë temë, për qëllime partiake zgjedhore siç e bën atë kundërshtari. Prandaj nuk do të flas më për atë dhe edhe njëherë shprehi keqardhje, ndaj pikëllimin për ngjarjen e cila na goditi të gjithëve”, tha Zaev.

Ai porositi se në vend të politikbërjes dhe përfitimit janë të përkushtuar në masa dhe politika konkrete.

“Shtetin në këto katër vite e vendosëm në rrugë të drejtë, rrugë e cila na çoi në NATO si vendi i 30-të i alenacës më të fuqishme në botë. Tetova e din çka është konflikti që sjell të shtëna dhe detonacione por ajo nuk do të përsëritet. Sot jemi anëtare e NATO-s, kemi siguri, paqe dhe prosperitet njejtë për të gjithë”, tha Zaevi.

Ai përkujtoi se sot jetohet koncepti një shoqëri për të gjithë.

Zaevi tha se LSDM është dallim serioz nga VMRO-DPMNE-ja e Mickoskit. I porositi se nuk do t’u dalë llogaria, sepse ka kaluar koha e politikave destruktive kur në konflikt  ndëretnik e ngritnin rejtingun e vet. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle