0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: I sjellim vlerat evropiane në shtëpi. VMRO-DPMNE nuk mund ta frenojë atë

Investim prej 30 milionë eurove dhe zgjerim të fabrikës për prodhim të akumulatorëve TAB MAK, paralajmëroi për qytetarët e Probishtipit dhe rajonit, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i cili sonte foli në tubimin qendror në të cilin u promovuan programi dhe kandidati për kryetar të komunës, Dragan Anastasov-ladiç, si dhe lista e këshilltarëve, bartës i së cilës është Oliver Andovski.

Shtip, 6 tetor 2021 (MIA) – Investim prej 30 milionë eurove dhe zgjerim të fabrikës për prodhim të akumulatorëve TAB MAK, paralajmëroi për qytetarët e Probishtipit dhe rajonit, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i cili sonte foli në tubimin qendror në të cilin u promovuan programi dhe kandidati për kryetar të komunës, Dragan Anastasov-ladiç, si dhe lista e këshilltarëve, bartës i së cilës është Oliver Andovski.

“Me leje, gjithsesi të miqve nga Sllovenia, e këtu është edhe menaxhmenti lokal, mund të kumtoj se nesër kam takim me TAB MAK nga Sllvoenia, sot unë isha atje. Nesër janë sllovenët këtu, ku do të bisedojmë për investimin e ri, për zgjerim në vlerë prej 30 milionë eurove, që hap,vende të reja të punës. Unë guxoj aq të them, shpresoj se ai besim që e kemi deri më tani do të jetë shkak i mjaftueshëm që nesër t’i rrumbullakësojmë dhe finalizojmë të gjitha marrëveshjet. Sepse kjo është diçka, që është shumë me rëndësi, që do të thotë zhvillimi ardhshëm, vende të reja të punës, standard i rritur ekonomik i përgjithshëm për Probishtipin tuaj dhe tonë”, tha Zaev.

Vërejti se nëse në Probishtip bëhen akumulatorët më të mirë në vend, ndërkaq e din edhe ku bëhen frenat më të mirë, e ai vend është pallati i bardhë i VMRO-DPMNE-së.

Vërejti se askush nuk mund ta frenojë zhvillimin e një shteti, i cili ka gjithçka, e para së gjithash popull të vlefshëm, ndërsa institucionet duhet të planifikojnë dhe punojnë në interes të qytetarëve.

Lideri i LSDM-së, Zaev porositi se do të vazhdojnë të investojnë tek qytetarët, siç kanë bërë edhe deri më tani, me rritje të rrogës minimale, si dhe të asaj mesatare, të cilat në afat prej katër viteve u rritën për rreth 6.000 denarë, me çka kontribuoi të rriten rrogat e punëtorëve në të gjithë sektorët.

Lideri i LSDM-së theksoi se tërë këto vite janë të përkushtuar në çrrënjosjen e përhershme të varfërisë.

Ai është decid se e ardhmja jonë është në BE dhe se nuk ka kthim nga ajo rrugë, për hyrje më të shpejtë në bashkësinë evropiane paralajmëroi se do të pasojë periudha e më shumë parave për komunat dhe decentralizim më të mirë fiskal, e kjo do të thotë edhe më shumë para për projekte për qytetarët në komuna.

“Edhe përkundër vështirësive që i ka Unioni në këtë periudhë rreth zgjerimit,l nuk heqim dorë nga agjenda evropiane, nuk heqim dorë nga ajo që vlerat dhe standardet evropiane t’i sjellim në shtëpi”, porositi Zaevi, duke shtuar se arritëm të hyjmë në NATO, do të arrijmë edhe në BE, këtë e meritojmë”, tha lideri i LSDM-së.

Zaev banorëve të Probishtipit u porositi se kanë kryetar komune të vyeshëm dhe cilësor, i cili gjatë katër viteve të kaluara punoi, loboi dhe solli projekte për Probishtipin. Përkujtoi se janë realizuar projekte kapitale, ndërkaq paralajmëroi se Anastasov do të realizojë edhe njëqind projekte. Këto ditë starton edhe rikonstruimi i rrugës drejt Lesnovës, ndërsa po realizohen edhe disa projekte nga Programi TAV. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle