0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Zaev drejtuar BE-së: Ndryshoni mënyrën e marrjes së vendimeve, ideja evropiane nuk guxon të shantazhohet nga nacionalizmi

E pyes BE-në nga Strumica ime evropiane, e cila kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë, nëse mënyra e tillë e marrjes së vendimeve në Union, me ç’rast një vend anëtar e bllokon tërë rajonin për shkaqe krejtësisht iracionale dhe nacionalsite, është mekanizëm me të cilin zhvillohet ideja evropiane. Nëse jo, ndërsa e di se nuk është, atëherë ndryshoni mënyrën e marrjes së vendimeve. BE-ja duhet të veprojë në dobi të veten, në dobi të idesë evropiane, e cila sipas definicionit është liberale, e hapur, e gjerë. Ideja evropiane nuk guxon të shantazhohet nga nacionalizmi, nuk guxon të lejojë që nacionalizmi të vendos veto ndaj lirisë, porositi ish kryeministri Zoran Zaev nga konferenca në Strumicë, e quajtur “Sovraniteti i Evropës”, që e organizoi Ambasada franceze.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle