Lajme nga komunat SQPartitë politike SQPolitikë SQVideo deklaratë SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Dojrani dhe Liqeni i Dojranit janë margaritari i jugut të Maqedonisë së Veriut, ndërsa më e mira për Dojranin është Ango Angov

- Dojrani dhe Liqeni i Dojranit janë margaritari i jugut të Maqedonisë së Veriut dhe Dojrani si edhe çdo komunë tjetër e meriton dhe e fiton "Më të mirën", ndërsa më e mira për Dojranin është Ango Angov dhe Programi i tij i cili ofron zhvillim të të gjitha vendbanimeve në këtë komunë. Katër vite si pushtet qendror dhe lokal punuam me përkushtim që ta përmirësojmë cilësinë e jetës këtu dhe ta përmirësojmë turizmin, degën më të rëndësishme ekonomike për këtë komunë. Këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në periudhën e ardhshme, tha kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev në fjalimin e tij me rastin e prezantimit të kandidatit për kryetar të LSDM-së në këtë komunë.

Shkup, 30 shtator 2021 (MIA) – Dojrani dhe Liqeni i Dojranit janë margaritari i jugut të Maqedonisë së Veriut dhe Dojrani si edhe çdo komunë tjetër e meriton dhe e fiton “Më të mirën”, ndërsa më e mira për Dojranin është Ango Angov dhe Programi i tij i cili ofron zhvillim të të gjitha vendbanimeve në këtë komunë. Katër vite si pushtet qendror dhe lokal punuam me përkushtim që ta përmirësojmë cilësinë e jetës këtu dhe ta përmirësojmë turizmin, degën më të rëndësishme ekonomike për këtë komunë. Këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në periudhën e ardhshme, tha kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev në fjalimin e tij me rastin e prezantimit të kandidatit për kryetar të LSDM-së në këtë komunë.

Ofertën turistike, tha Zaevi, e pasurojmë me projekt kapital, me formimin dhe zhvillimin e autokampit “Nikoliq”.

“Bregu i liqenit në Nikoliq dhe rrethinën e tij para pak kohësh njiheshin për plazhet e bukura të cilët gjatë të kaluarës ishin në mesin e vendeve më të vizituara në Dojran. Është koha që ta kthejmë atë shkëlqim, përmes formimit të autokampit dhe zonës së kampingut për turistët. Kjo për Dojranin do të thotë më shumë turistë, investime të reja, vende të reja të punës për banorët e vendbanimeve përreth dhe gjithsesi nxitje serioze në zhvillim ekonomik lokal. Për këtë, më 17 tetor të japim mbështetje për “Më të mirën”, të votojmë për Ango Angov dhe listën e këshilltarëve të LSDM-së, të votojmë për numrin 12 që të vazhdojë progresi, të vazhdojë zhvillimi i Dojranit”, theksoi Zaevi në fjalimin e tij. fc/ 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle