0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Zaev: Asgjë nuk do t’ia lëmë rastësisë, Koçani e ka Nikollço Ilievin dhe ai është më i miri për qytetarët

Asgjë nuk ia lëmë rastësisë, dëshmi për atë është që Koçani e ka Nikollço Ilievin për kryetar, pasi ai është më i miri për të gjithë qytetarët, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sotme në Përmendoren e lirisë në Koçan, në të cilën kërkoi unifikim të besimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Koçan, 24 tetor 2021 (MIA) – Asgjë nuk ia lëmë rastësisë, dëshmi për atë është që Koçani e ka Nikollço Ilievin për kryetar, pasi ai është më i miri për të gjithë qytetarët, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sotme në Përmendoren e lirisë në Koçan, në të cilën kërkoi unifikim të besimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Komuna e Koçanit, e drejtuar nga kryetari i juaj Iliev, u mbajti leksion të gjitha komunave të tjera nga çdo aspekt i mundshëm. Vetëqeverisja lokale është stabile, standardet janë vendosur, janë realizuar shumë projekte në kokë banori. E gjithë kjo është argumentim jonë i fuqishëm që të qëndrojmë në rrugën nëpër të cilën jemi nisur, të jetë fituese dhe të bëhet krenari e të gjithë qytetarëve. E pashë se këtu po ndërtohet në të gjitha anët dhe duhet që kjo rritje dhe zhvillim i Koçanit të mos lejojmë të ndalojë. Të rinjtë janë motivi ynë dhe fuqia për të punuar më shumë, pasi kjo është për ta. Na duhet unifikim dhe bashkim, Koçani gjithmonë ka ditur të jetë në anën e demokracisë, ndërsa të gjithë ju, së bashku me partnerët tanë të koalicionit, duhet të jeni inkurajim për socialdemokracinë në shtet, pasi me guxim, vendosmëri do të vijmë drejt fitores”, theksoi Zaev.

Kandidati për kryetar komune të Koçanit, Nikollço Iliev, theksoi se sërish e kërkon besimin e qytetarëve që të kompletohen një pjesë e projekteve që janë në vijim, por edhe të fillojë realizimi i projekteve të reja.

Iliev, shtoi se udhëheqja me vetëqeverisjen lokale në mandatin e ri do ta vazhdojë në mënyrë të njëjtë sikurse edhe deri tani, pasi Koçani sot si asnjëherë më parë në tri dekadat përjeton aktivitet dhe zhvillim intensiv ndërtimor.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle