0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQShoqëri SQ

Zabërçanec: Nevojitet proaktivitet, në vend të reaktivitetit në luftën me dezinformatat

Nevojitet proaktivitet më i madh, në vend të reaktivitetit në luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Ne e kemi tregimin e qartë, vlerat e qarta dhe nuk duhet të fshihemi. Duhet ta shfrytëzojmë atë për promovimin e vlerave tona, deklaroi koordinatori kombëtar për komunikime, Marjan Zabërçanec, në konferencën rajonale “Përhapja e dezinformatave gjatë pandemisë dhe ndikimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”, në organizim të Këshillit rajonal për bashkëpunim.

Shkup, 8 korrik 2021 (MIA) – Nevojitet proaktivitet më i madh, në vend të reaktivitetit në luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Ne e kemi tregimin e qartë, vlerat e qarta dhe nuk duhet të fshihemi. Duhet ta shfrytëzojmë atë për promovimin e vlerave tona, deklaroi koordinatori kombëtar për komunikime, Marjan Zabërçanec, në konferencën rajonale “Përhapja e dezinformatave gjatë pandemisë dhe ndikimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”, në organizim të Këshillit rajonal për bashkëpunim.

Sipas Zabërçanec, nevojiten disa hapa në proaktivitet, siç është rritja e transparencës aktive, përdorimi i komunikimeve dixhitale, bashkëpunimi me palët e cenueshme dhe përforcimi i edukimit mediatik.

“Ne jemi në rrugën kryesore dhe i promovojmë vlerat e civilizimit. Kundërshtarët tanë janë në tunelet e errëta, të cilat përdorin dezinformata”, tha Zabërçanec dhe shtoi se rasti i lajmeve të rreme nga Velesi për zgjedhjet e SHBA në vitin 2016 ishin një alarm për të zgjuar institucionet tona për të ndërmarrë hapa konkretë në luftën kundër keqinformimit.

“Rasti i Velesit na bëri të famshëm për eksportin e dezinformatave, edhe pse atëherë si shtet nuk kemi mundur të bënim asgjë, sepse lajmet u ndanë në platformat në SHBA. Kjo çështje alarmoi institucionet në Maqedoninë e Veriut dhe na bëri të mendojmë për modele për parandalimin e sulmeve të tilla ndaj demokracisë. Modeli për të cilin po flasim u zhvillua, pjesërisht, falë çështjes së Velesit”, tha Zabërçanec.

Theksoi se veçanërisht është i nevojshëm reagim I shpejtë me momente të krizës dhe e tillë është përvoja në kohë të pandemisë.

“Në shumë raste ne ishim të parët që ndanim informacionin, dhe armiqtë nuk na ndoqën, duke ndarë reagime me keqinformim. Sigurisht, zakonisht ndodh e kundërta, ne jemi ata që reagojmë ndaj keqinformimit, por kur si Qeveri kemi informacionin në duar, është shumë e dobishme ta ndajmë publikisht, jo ta fshehim, por të jemi proaktiv, transparent dhe ndani atë. Faktet dhe informacionet me publikun”, tha Zabërçanec.

Në konferencë theksoi se kanë arritën të krijojnë një mënyrë të re të komunikimit me mediat.
“Mendoj se të parët në rajon organizuam onlajn konferenca për shtyp”, deklaroi ai, dhe shtoi se ne ende tek ne shfryt[zohet modeli për konferencë për shtyp përmes “Zum”, ku ministri i Shëndetësisë pothuajse çdoditë I informonte gazetarët për gjendjen e tyre me koronavirus dhe u përgjigj publikisht.në të gjitha pyetjet e bëra.

Ai gjithashtu tha se është e nevojshme të aktivizohen kontrollorët e fakteve, sepse në kontekstin e “përgjigjes së shpejtë”, kjo do të thotë një reagim i menjëhershëm ndaj dezinformatave. fb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle