Kultura.Slajder SQKulturë SQKulturë.Portal SQMKD-AL SQ

Yon Idy hapi zemrën e tij me ‘My Fire’

Pas një pauze të shkurtër në vitin 2021, Yon Idy kthehet me këngën e tij të fundit ‘My Fire’, duke eksploruar dyshimin të cilin secili prej nesh e mbart brenda vetes përderisa ndjekim pasionet tona. Një pjesë e këngës thotë:

Shkup, 15 shtator 2021 – Pas një pauze të shkurtër në vitin 2021, Yon Idy kthehet me këngën e tij të fundit ‘My Fire’, duke eksploruar dyshimin, të cilin secili prej nesh e bart brenda vetes përderisa ndjekim pasionet tona. Një pjesë e këngës thotë:

“Here’s a song I’ll write for my own
One that cries out but keeps me warm and keeps my
Fires burning around my soul.”
“Kjo është një këngë që do e shkruaj për veten time
Një këngë që klith, por më mban ngrohtë dhe i ruan
zjarret rreth shpirtit tim.”

Të gjithë mund ta falënderojmë Yon-in për këngën e tij të re, që na jep shpresë.

‘My Fire’ është një këngë që Yon-i e shkroi në një kohë kur ai po përpiqej të gjente rrugën e tij në shoubiz-in. Ai i ktheu ndjenjat e tij në fjalë që të gjente mbështetje. ‘My Fire’ është një këngë e krijuar për t’ju ngrohur përbrenda. Fillimisht, ai donte ta mbante këngën për vete, por vendosi ta lansojë pasi mori mjaft komente pozitive.

Klipin zyrtar të këngës ‘My Fire’ mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=eri2P5xXp4c

Yon Idy është një kantautor nga Shkupi. Ai u rrit i rrethuar me muzikë. Në moshën 16 vjeçare, kur filloi të luante në kitarë, ai zbuloi dashurinë e tij për të shkruar këngë. Momenti ka qenë aq i natyrshëm sa ai e dinte menjëherë se ky ishte pasioni i tij i përjetshëm. Ai vazhdimisht del nga zona e tij e komoditetit për të krijuar stile të reja. Stili i tij muzikor mund të përshkruhet si indie-pop, ndonjëherë i udhëhequr nga instrumente akustike. Ndikimet e tij muzikore përfshijnë Leonard Cohen, Muse dhe The Beatles, të cilët Yon-i i dëgjonte që në fëmijerinë e hershme. Muzika e tij mund të përshkruhet si një kombinim i këtij këngëtari dhe dy grupeve në fjalë, i cili mund të vërehet edhe te kënga ‘My Fire’, me këndim narrativ intim me vokalin e Leonard Cohen-it, ndjenja e prodhimit orkestral e kombinuar me progres të akordit rock dhe blues nga Muse, si dhe melodia pop, e këndshme për dëgjim, që i bëri The Beatles grupin më të mirë të të gjitha kohërave. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle