0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQVideo SQ

Xhaferi për MIA-n: Tasulas shpreh gatishmërinë që të angazhohet në përpjekjet për hapjen e negociatave me BE-në (video)

Për takimin me kryetarin e Kuvendit të Greqisë, për ftesën e hapur për vizitën e Tasulas në Shkup dhe përgjigjen e tij, për grupet parlamentare për miqësi mes dy vendeve, por edhe për ratifikimin e tre Memorandumeve në Kuvendin e Greqisë, për MIA-n flet kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas takimit me homologun e tij grek Konstantinos Tasulas në Athinë.

Athinë, 23 tetor 2021 (MIA) – Për takimin me kryetarin e Kuvendit të Greqisë, për ftesën e hapur për vizitën e Tasulas në Shkup dhe përgjigjen e tij, për grupet parlamentare për miqësi mes dy vendeve, por edhe për ratifikimin e tre Memorandumeve në Kuvendin e Greqisë, për MIA-n flet kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas takimit me homologun e tij grek Konstantinos Tasulas në Athinë.

Kryetari i Kuvendit komentoi se takimi ishte “një takim historik”, duke pasur parasysh se në tre dekadat e kaluara “në nivel parlamentesh nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar në pikëpamje të bashkëpunimit mes dy parlamenteve. ”

“Kryetari i Kuvendit u shpreh i kënaqur me mënyrën se si bashkëpunojmë dhe synojmë ta thellojmë atë bashkëpunim dhe gatishmëria është që të marrim të gjithë mbështetjen, siç e marrim realisht në kontekstin e Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, kryetari shprehu gatishmërinë për t’u angazhuar personalisht në ato përpjekje në Bashkimin Evropian në mënyrë që negociatat e pranimit të mund të hapen”, zbuloi Xhaferi.

Në një deklaratë për MIA-n, ai tha se në takimin me homologun e tij grek, ai përsëriti ftesën e hapur që Tasoulas të bëjë një vizitë zyrtare në vendin tonë, duke shtuar se Athina është gati, por gjithçka do të varet nga detyrimet.

“Sigurisht që gatishmëria është pozitive. Natyrisht, pasi angazhimi dhe detyrimet e parlamenteve do ta lejojnë, do të jetë e një rëndësie të veçantë që Kryetari i Kuvendit të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe të ketë mundësinë t’i drejtohet drejtpërdrejt Kuvendit dhe të kuptojë se çfarë do të thotë të themelosh marrëdhëniet ashtu siç parashikojnë rregullat e diplomacisë dhe korrespondencës midis institucioneve”, tha Xhaferi.

Të aktivizohen grupet parlamentare për miqësi Maqedonia e Veriut – Greqi

Kryetari i Kuvendit sqaron se pas Marrëveshjes së Prespës, “Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka realizuar parakushtet fillestare që dalin nga Marrëveshja dhe në fakt ka filluar faza e dytë e zbatimit të marrëveshjes në vendin tonë”.

Si rezultat, është krijuar bashkëpunim i drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve, si në nivel qeveritar dhe në nivel presidencial, ashtu edhe në të gjitha segmentet e bashkëpunimit me intensitet të ndryshëm në komunikim. Fillimisht në nivel Parlamentesh, edhe pse në mandatet e fundit në vendin tonë dhe këtu janë krijuar grupet e miqësisë, por fatkeqësisht nuk janë realizuar takime të drejtpërdrejta mes tyre. Fillimisht këtu ndryshoi kryetari i grupit të miqësisë, pastaj pandemia dhe sërish kryetar i ri”, tha Xhaferi.

Grupit të miqësisë iu referua edhe kretari i Parlamentit grek në një deklaratë për mediat pas takimit dypalësh me Xhaferin, duke thënë se “ata kanë analizuar mënyrat se si të dy parlamentet mund të bashkëpunojnë përmes grupeve parlamentare të miqësisë”.

Në mars të vitit të kaluar në parlamentin grek u formua grupi i miqësisë Maqedonia e Veriut – Greqi, i njëjti ekziston edhe në Parlamentin tonë.

Grupi grek ka 22 anëtarë, duke përfshirë një kryetar, nënkryetar dhe një sekretar.

Kryteare është deputetja e Demokracisë së Re, Marieta Janaku, e cila zëvendëson Jorgos Vllahos pas ndryshimeve në kryesinë e grupit. Nënkryetar është Nikos Papas nga SYRIZA dhe sekretar është deputeti i Partisë Komuniste Joanis Delis.

19 anëtarët e tjerë janë 15 deputetë nga SYRIZA dhe katër nga Demokracia e Re.

Qëndrimi pozitiv i Tasulas për ratifikimin e tre Memorandumeve me Maqedoninë e Veriut

Në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, Kryetari i Kuvendit zbuloi se në takimin me Tasulas ai ngriti edhe çështjen e ratifikimit të tre Memorandumeve të Bashkëpunimit të nënshkruara mes dy vendeve, të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës.

“Kryetari foli pozitivisht në këtë drejtim, duke iu referuar procedurave të kuptueshme të Parlamenteve dhe natyrisht në një të ardhme të afërt presim që një pjesë e aspektit formal të asaj që është rënë dakord të zbatohet dhe të mund të zbatohet në praktikë, megjithëse disa nga ato marrëveshje zbatohen reciprokisht, por ato gjithashtu duhet të marrin formën zyrtare përmes një procedure në Parlament në mënyrë që të marrin formën e plotë të asaj që është një akt ndërkombëtar që duhet zbatuar dhe të hyjë në fuqi. Jam i bindur se kjo do të ndodhë, duke pasur parasysh se angazhimet dhe garancitë e dhëna nga presidenti do të realizohen,” shpjegoi Xhaferi.

Tri memorandumet u miratuan në Kuvend shtatorin e kaluar dhe sipas procedurave hapi i radhës është që do të shqyrtohet nga Komisioni kompetent për Siguri Kombëtare dhe Punë të Jashtme dhe pasi anëtarët e Komisionit të japin dritën jeshile, ratifikimi do të të jetë në seancën e Kuvendit.

Bëhet fjalë për Memorandumin për përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE; Memorandumin për themelimin e Komitetit Koordinues për Bashkëpunim Ekonomik dhe Marrëveshjen Teknike për Mbikëqyrjen e FIR Shkupi që dalin nga Marrëveshja e Prespës.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dje dhe pardje në Athinë mori pjesë në Konferencën dyditore të kryetarëve të parlamenteve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Ai dje në fjalimin e tij me temën “E ardhmja e përbashkët e të gjithë qytetarëve evropianë” tha se “ne si vend kandidat për anëtarësim në BE dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor jemi të përfshirë në debatin për të ardhmen e Evropës, me qëllim për të konfirmuar aspiratat tona për anëtarësim, për të kontribuar në avancimin e projektit evropian dhe për të provuar se anëtarësimi ynë do të forconte më tej Bashkimin Evropian”.

Sanja Ristovska

Foto/Video: MIA

Butoni Kthehu në krye
Mbylle