0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQ

Xhaferi mori pjesë në diskutimin “Reflektime 2030”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot mori pjesë në diskutimin për Strategjinë e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Refleksioni 2030”.

Shkup, 21 korrik 2021 (MIA) – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot mori pjesë në diskutimin për Strategjinë e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Refleksioni 2030”.

Diskutimi ka pasur për qëllim rëndësinë dhe domethënien e dimensionit parlamentar dhe rolin kryesor të Kuvendit në përpilimin e Strategjisë. Fjalë përshëndetëse, siç theksohet në kumtesë, ka pasur edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili i prezantoi tre shtyllat mbi të cilët me përfshirjen e të gjithë faktorëve politikë, ekspertë dhe shoqërorë në shtet, do të ndërtohet politika e jashtme në 10 vitet e ardhshme dhe këto janë: biseda me qytetarët, konferenca tematike me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe faktorëve shoqërorë dhe politikë dhe aktiviteti i Këshillit Strategjik.

“Xhaferi, në fjalën e tij edhe në rrjedhën e mëtejme të diskutimit, elaboroi rëndësinë e diplomacisë parlamentare si plotësim dhe pasurim i politikës së përgjithshme të jashtme, prioriteteve strategjike të Kuvendit në planin ndërkombëtar dhe segmentet kryesore të politikës së jashtme me një angazhim proaktiv të komisioneve, Delegacioneve dhe Grupeve të Bashkëpunimit të Kuvendit. Njëherazi, kryetari foli edhe për kontributin që Kuvendi, si një organ legjitim dhe i besueshëm i demokracisë parlamentare mund të japë në krijimin e një strategjie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të politikës së jashtme të shtetit”, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit të Kuvendit.

Në diskutimin kontributin e tyre kanë dhënë edhe shefat e delegacioneve të Kuvendit në asambletë parlamentare ndërkombëtare. fab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle