0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPolitikë SQ

Xhaferi: Kuvendi e konfirmoi efektivitetin dhe produktivitetin e vet edhe në kushte të kufizimit

Për fat të keq, edhe këtë vit ishim të detyruar të funksionojmë duke i ndjekur protokollet e mbrojtjes nga KOVID-19, që kuptohet, imponoi ndryshime të caktuara në punën e përditshme të dhomës ligjvënëse. Krahas kësaj, në mënyrë konstante kishim mungesë të deputetëve për shkak të sëmurjes me virusin. Seancat e komisioneve dhe ato plenare, siç e dini, zhvilloheshin pa prezencën e gazetarëve, që ishte handikap edhe për ta, edhe për ne, mirëpo, këtë e impononin protokollet shëndetësore. Përpiqeshim të mos ketë ngjarje tjera, tubime, në të cilat do të kishte grup më të madh të njerëzve në hapësirë të mbyllur. Edhe më tej vazhduam seancat plenare ti mbajmë në Sallën e Madhe të Kuvendit, më e njohur si Kupola, që në anën tjetër impononte mënyrë të thjeshtëzuar të votimit dhe numërimit të votave të deputetëve.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle