0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Vullnet Murseli: Kazerma në Tetovë të jetë park i qytetit dhe qendër e bashkësive

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, Vullnet Murseli e prezantoi programin zgjedhor së bashku me kandidatët për këshilltarë në takim të posaçëm me gazetarët nga Tetova. Programi zgjedhor 2021-2025 parasheh disa aspekte për infrastrukturë më të mirë në qytet me vënien e theksit në nevojën për më tepër gjelbërim në qytet.

Tetovë, 3 tetor 2021 (MIA) – Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, Vullnet Murseli e prezantoi programin zgjedhor së bashku me kandidatët për këshilltarë në takim të posaçëm me gazetarët nga Tetova. Programi zgjedhor 2021-2025 parasheh disa aspekte për infrastrukturë më të mirë në qytet me vënien e theksit në nevojën për më tepër gjelbërim në qytet.

Kazerma e qytetit është një nga vendet e rralla ku ka mbetur gjelbërim, i paprekur nga mafia urbane e udhëheqësisë së kaluar. Këtë pjesë do ta shndërrojmë në park të qytetit dhe qendër të bashkësisë për t’i shërbyer qytetit. Objektet ekzistuese do të ridedikohen në hapësirë për pensionistë, të rinj, sporte të ndryshme, akademi sportive, zyre, kopsht dhe të ngjashme. Do të shqyrtohet mundësia për themelim të disa institucioneve”, tha Vullnet Murseli.

Një pjesë të programit prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë të kryeuar nga bartësi Muzafer Etemi.

“Janë paraparë investime në infrastrukturë në çdo lagje, pjeësn e vjetër të qytetit, si pjesë e programit të tij zgjehdor, Restaurimi i pjesës së vjetër të qytetit, riplanifikimi i sheshit, kapacitete të reja për planifikim, vazhdim të disa bulevardeve dhe të tjera”, tha Etemi.

Sonte Vullnet Murseli vazhdon me takimin me banorët e lagjeve Çarshi e Epërme, Reçicë e Vogël dhe Kodra e Diellit. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle