Ballkan SQBallkan.portal SQ

Vuçiq: Diskutim i vështirë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, Abazoviq i ftuar në Ohër në Ballkanin e hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se ka pasur diskutim të vështirë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor me liderët evropianë dhe rajonalë, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 25 maj 2022 (MIA) – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se ka pasur diskutim të vështirë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor me liderët evropianë dhe rajonalë, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Vuçiq mori pjesë në sesionin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, i cili ishte i mbyllur për publikun.

Në margjinat e Forumit ekonomik botëror në Davos, Vuçiq sot foli edhe me kryeministrin malazez Dritan Abazoviq dhe siç tha ai për TV Pink, “e ftoi kryeministrin Dritan Abazoviq të marrë pjesë në darkën e Balkanit të hapur në Ohër në ditët në vijim”.

Ai tha gjithashtu se Serbia do të marrë hua nga SHBA-ja për projekte “të ndryshme” energjetike.

“Kam biseduar me shefin amerikane të Bankës së Eksport-Importit, zonjën Luis, për hua më të madhe në të ardhmen që duhet të marrim për projekte energjetike, fillimisht projekte solare dhe më vonë për projekte hidro”, deklaroi Vuçiq për Pink TV në Davos.

Presidenti serb ka konfirmuar se ka pasur takim shumë të shkurtër me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq. Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me raportet e mediave kroate pas aktakuzës së parë të Serbisë për krime lufte në Kroaci, ku thuhej se Vuçiç ishte “Putini i vogël” dhe se Serbia nuk do të anëtarësoht asnjëherë në Bashkimin Evropian, Vuçiç tha se nuk do të dorëzohet nga “Kërkimi i drejtësisë për viktimat serbe. “

Kroatët mendojnë se kanë të drejtë të vendosin se çfarë duhet të bëni, dhe nëse nuk jeni si qeveria e mëparshme që u zvarrit para tyre, sapo dikush thotë se i respekton viktimat e tyre, por ne kemi fëmijë të vrarë dhe nuk do të heqim dorë nga e drejta, atëherë bëhesh krimineli më i madh”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se “ashtu si Kroacia do të ndalojë Finlandën dhe Suedinë të hyjnë në NATO-n, po ashtu do ta ndalojë pranimin e Serbisë në BE”.

Vuçiq përsëriti se Jasenovaci ishte “vendi më i madh i vuajtjeve për serbët në Luftën e Dytë Botërore” dhe shtoi se ai “ishte në gjendje të fliste për viktimat për të cilat serbët janë fajtorë”, kurse pala tjetër nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. ob/sn/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle