0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Votimi i të sëmurëve, të pafuqishmëve, personave me Kovid-19 dhe të burgosurve për zgjedhjet lokale rrjedh pa problem

- Po vijon votimi në Zgjedhjet Lokale 2021 për të sëmurët, të pafuqishmit dhe personat me Kovid-19 dhe në vetizolim, aplikimet e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe personat e zhvendosur brenda vendit, siç informoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski në konferencën e sotme për media, po rrjedh pa problem.

Shkup, 16 tetor 2021 (MIA) – Po vijon votimi në Zgjedhjet Lokale 2021 për të sëmurët, të pafuqishmit dhe personat me Kovid-19 dhe në vetizolim, aplikimet e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe personat e zhvendosur brenda vendit, siç informoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski në konferencën e sotme për media, po rrjedh pa problem.

“Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.824.863 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore. Sot, para ditës së zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë gjithsej 10.653 votues. Në vendvotimet në 13 institucionet ndëshkuese korrigjuese, mund ta realizojnë 1.899 votues. Të gjitha vendvotimet në institucionet ndëshkuese korrigjuese janë të hapura në orën 7 dhe votimi atje do të zgjasë deri në orën 19. Deri në këto momente votimi po rrjedh pa problem”, njoftoi kryetari i KSHZ-së.

Ai shtoi se gjatë ditës, të drejtën e tyre të votës në Qendrën e vetme për personat e zhvendosur brenda vendit do të mund ta realizojnë edhe gjashtë votues të cilët konsiderohen si persona të zhvendosur brenda vendit.

“Në institucionet për kujdes jashtë familjes, të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë gjithsej 351 votues. Gjatë ditës së sotme, këshillat zgjedhorë në shtet do ta zbatojnë votimin e personave të cilët janë të sëmurë dhe të pafuqishëm ose në arrest shtëpiak. Nga komisionet komunale zgjedhore të cilët kanë dërguar njoftim me dokumentacion adekuat në shtëpitë e tyre të drejtën e votës do ta realizojnë 7.921 qytetarë të cilët janë paraqitur për votim”, theksoi Dashtevski.

Ai theksoi se në shtëpitë e tyre do të votojnë 476 persona, të cilët janë në karantinë shtëpiake ose u është përcaktuar masa e vetizolimit për shkak të Kovid-19. Këtë votim, shtoi ai, do ta realizojnë këshilla të posaçëm zgjedhorë të përbërë nga personel mjekësor dhe persona të emëruar nga partitë politike.

“Ekziston interes për mbikëqyrje të këtyre zgjedhjeve nga ana e organizatave vendore dhe të huaja dhe mediave. KSHZ akreditoi për mbikëqyrje 1.247 vëzhgues prej të cilëve 870 janë vendorë, 367 të huaj dhe 10 gazetarë të huaj”, theksoi Dashtevski.

Në pyetjen e gazetarëve rreth informacionit të CIVIL se mungojnë rreth 40 persona në Listën e Votuesve në institucionet ndëshkuese korrigjuese dhe se vendvotimi në INK Idrizovë ishte hapur me vonesë, kryetari i KSHZ-së u përgjigj se Komisioni është trupi më kompetent dhe se nuk kanë marrë informacion të të tillë.

“Unë ua them të dhënat zyrtare të cilat i kemi ne si KSHZ, konsideroj se KSHZ është trupi më kompetent, nëse kishte informacion të tillë do të ju thosha, konsideroj se nuk është i saktë ai informacion”, u përgjigj Dashtevski. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle