0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQ

VMRO-DPMNE: Kovaçevski dhe LSDM, duke e pranuar propozimin, zgjodhën të jenë kundër popullit

Propozimi francez, të cilën Qeveria është e gatshme t'a pranojë, është jashtëzakonisht e pafavorshme për Maqedoninë pasi përmbanë kërkesa bullgare. Është një ultimatum dhe një diktat pas të cilit Maqedonia lihet ose të negociojë përgjithmonë ose asimilimin e plotë.

Shkup, 5 korri 2022

Propozimi francez, të cilin Qeveria është e gatshme ta pranojë, është jashtëzakonisht e pafavorshme për Maqedoninë pasi përmban kërkesa bullgare. Është një ultimatum dhe një diktat pas të cilit Maqedonia lihet ose të negociojë përgjithmonë ose asimilimin e plotë.

Propozimi parashikon Protokolle, ose siç i pëlqen të thotë Qeveria raporte vjetore, përmes të cilave do të vlerësohet zbatimi i nenit 12 të Marrëveshjes me Bullgarinë nga viti 2017, i cili parashikon ndryshime në tekstet shkollore për personazhe dhe ngjarje nga historia maqedonase, ndryshime në pllaka mbi monumentet, muzetë dhe vendet publike që e shqetësojnë Bullgarinë, duke sanksionuar çdo kritikë apo mendim të kundërt nën maskën e gjuhës së urrejtjes dhe poshtërimeve të tjera të ngjashme.

Ky Protokoll, si dhe i gjithë propozimi, është disfatë për diplomacinë maqedonase, sepse parasheh asimilim dhe shpërfytyrim kombëtar të Maqedonisë.

Prandaj zemërimi në publik në popull është i madh. Prandaj ekspertët dhe intelektualët, madje edhe disa zyrtarë të LSDM-së, i thonë JO me zë të lartë këtij ultimatumi.

VMRO-DPMNE mbështet qytetarët që me respekt dhe zë të lartë e kundërshtojnë këtë kapitullim të qeverisë Kovaçevski. LSDM dhe Kovaçevski janë ata që zgjodhën të jenë kundër popullit të tyre, vetëm për të ruajtur ulëset në kurriz të identitetit maqedonas. Mesazhi i popullit është “Ultimatum, JO FALEMINDERIT”.

Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle