0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

VMRO-DPMNE do ta mbështesë Bekim Pocestën për kryetar të komunës së Dibrës

Në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 17 tetor, VMRO-DPMNE paraqitet me listë të kandidatëve për këshilltarë, përderisa për kryetar të komunës së Dibrës do ta mbështesë Bekim Pocestën, kandidat i Aleancës për shqiptarët-Alternativa, konfirmoi për MIA-n Almedin Shainoski, kryetar i Komitetit komunal të partisë për Dibër.

Dibër, 3 tetor 2021 (MIA) – Në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 17 tetor, VMRO-DPMNE paraqitet me listë të kandidatëve për këshilltarë, përderisa për kryetar të komunës së Dibrës do ta mbështesë Bekim Pocestën, kandidat i Aleancës për shqiptarët-Alternativa, konfirmoi për MIA-n Almedin Shainoski, kryetar i Komitetit komunal të partisë për Dibër.

“Për anëtarë të Këshillit komunal kemi listën tonë të kandidatëve, në të cilën ndodhen të rinj të vlefshëm, profesionistë dhe intelektualë, të cilët janë të aftë të mbajnë përgjegjësi dhe janë të përgatitur të realizojnë me sukses projekte të cilat do të sjellin ndryshime. Bartës është Asip Pervizoski, magjistër i sigurisë. Për kryetar të komunës e mbështesim kandidatin e Aleancës për shqiptarët-Alternativa, Bekim Pocesta, mjek i njohur kardiolog”, shtoi Shainoski.

Ai informoi se gjatë vizitës në Dibër, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjia Sajkovski, krahas të tjerave, pati takim me Pocestën.

Theksoi se së bashku me bartësin e listës dhe kandidatët e propozuar për këshilltarë dhe aktivistë partiak vazhdojnë me takime me qytetarë nga dera në derë, si në qytet, ashtu edhe nëpër vendbanime. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle