0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQShoqëri SQ

VMRO-DPMNE dhe e Majta bëjnë thirrje për vendosjen e një njësi zgjedhore, LSDM është për dialog politik për gjetjen e zgjidhjes

LSDM fshihet pas BDI-së kur bëhet fjalë  për ndryshim të modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore, deklaroi sot në Kuvend Dajanço Eftimovi, deputet i VMRO-DPMNE-së, derisa nga e Majta konsiderojnë se LSDM-ja i bllokon ndryshimet në Kodin Zgjedhor edhe pse në vitin 2016 premtonte një njësi zgjedhore. Deputetja Snezhana Kaleska - Vançeva e LSDM-së ndërkaq potencoi se partia edhe më tej konsideron se një njësi zgjedhore është një model më i mirë për ne si shoqëri dhe për këtë nivel të zhvillimit të demokracisë parlamentare, por edhe për përfaqësimi veçanërisht për partitë më të vogla politike.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle