Kultura.Slajder SQKulturë SQKulturë.Portal SQ

Violinisti shqiptar Sahatçi sonte në “Skupi KamerFest”

Një ndër violinistët më të mirë shqiptarë, Klaidi Sahatçi, koncert mjeshtër i parë i orkestrës Tonhalle të Cyrihut, sonte do të performojë në festivalin e muzikës kamertale "Skupi KamerFest" në sallën kamertale të Filarmonisë Nacionale në Shkup.

Shkup, 30 shtator 2022 (MIA) –  Një ndër violinistët më të mirë shqiptarë, Klaidi Sahatçi, koncert mjeshtër i parë i orkestrës Tonhalle të Cyrihut, sonte do të performojë në festivalin e muzikës kamertale “Skupi KamerFest” në sallën kamertale të Filarmonisë Nacionale në Shkup.

Klaidi Sahatçi ka lindur në Tiranë ku i ka filluar studimet muzikore në moshën gjashtëvjeçare në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” gjatë regjimit totalitar. Më tej në moshën 16 vjeçare ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” violinë me Mamica Abazin dhe më pas me Klodiana Skenderin. Në moshën 20 vjeçare është zhvendosur në Itali për të vazhduar të pasurojë njohuritë në Konservatorin “G.Verdi” te Milanos ku pas dy vitesh ka marrë diplomën me notën më të lartë cum laude dhe Mansion Nderi.

Pas kësaj, ka studiuar me maestron Salvatore Akardo në akademinë “V. Staufer” të Kremones dhe më tej me profesorin rus Boris Garlicki në Lion te Francës në disa masterklase dhe mësime private.

Para se të fitojë pozicionin prestigjioz të Koncertmasterit të Parë të Orkestrës Tonhalle në Cyrih në vitin 2010, ka mbuluar pozicione te tilla si : Violon Solo i Orkestrës Kombëtare të Lionit, asistent Koncermaster i Orkestrës se Zvicrës Italiane, Koncertmaster i parë i Orkestrës së Dhomës së Cyrrihut dhe Koncertmaster i Parë i Orkestrës së Teatrit Skala në Milano dhe Orkestrës Filarmonike të Skalës.

Në Maqedoninë e Veriut, Sahatçi vjen për herë të dytë, pasi disa vjet më parë ka luajtur me pianisten Merita Rexha Tërshana në Festivalin e Ohrit.

Violinisti ka bërë të ditur se ftesa për këtë koncert e ka entuziazmuar dhe se është kurreshtar dhe i motivuar të luaj me kolegët dhe miqtë shqiptarë Meritën, Blerimin dhe Aristidin, dhe të zbulojë dhe të ndjejë nga afër atmosferën e Shkupit.

Koncerti do të mbahet në sallën kamertale të Filarmonisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut, me fillim nga ora 19:30.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle