Botë SQBotë.Portal SQ

Viktima të reja nga shembja e ndërtesës në Floridë

Edhe tetë trupa janë nxjerrë nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe në Floridë, e cila pjesërisht u shemb më 24 qershor, publikuan mediat amerikane. Me këtë numri i viktimave nga incidenti në Surfajd afër Majamit u rrit në 36, ndërsa 109 persona ende konsiderohen të zhdukur.

Majami, 7 korrik 2021 (MIA) – Edhe tetë trupa janë nxjerrë nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe në Floridë, e cila pjesërisht u shemb më 24 qershor, publikuan mediat amerikane. Me këtë numri i viktimave nga incidenti në Surfajd afër Majamit u rrit në 36, ndërsa 109 persona ende konsiderohen të zhdukur.

Numrat e rinj janë bërë të ditur disa orë pasi disa qindra njerëz kanë marrë pjesë në kishë në Majami në varrimin e parë të viktimave nga fatkeqësia.

Kërkimi për të zhdukurit vazhdon edhe krahas afrimit të stuhisë tropikale Elza, e cila pritet të kalojë në uragan kur do të mbërrijë në pjesën jugore të Floridës.

Surfajd dhe rrethina me siguri do të kursehen nga goditja e uraganit. Të dielën në mbrëmje, autoritetet plotësisht e shembën  ndërtesën për shkak të pasojave të mundshme të kalimit të stuhisë Elza. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle