0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Vijon votimi në Kumanovë dhe Nagoriçan të Vjetër

- Vijon votimi në Kumanovë, njoftoi kryetarja e KKZ, Brankica Dimkoviq.

Kumanovë, 31 tetor 2021 (MIA) – Vijon votimi në Kumanovë, njoftoi kryetarja e KKZ, Brankica Dimkoviq.

Të drejtë vote në komunën më të madhe në shtet kanë 93.986 votues të cilët votojnë në 167 vende. Sipas të dhënave të KSHZ-së nga 84 për qind e votave të përpunuara deri në orën 11, dalja ishte 13,31 për qind.

Në komunën Nagoriçan i Vjetër, të drejtë vote sot kanë 3.262 persona të cilët votojnë në 38 vendvotime.

Votimi zbatohet pandërprerë, informoi kryetari i KKZ Marjan Daillovski. Sipas të dhënave të KSHZ-së nga 99 për qind e votave të përpunuara, dalja deri në orën 11 ishte 16,79 për qind. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle