0_Maqedoni.Portal SQShoqëri SQ

Vepra e Fatmir Toçit, një “Akullthyes” që shpërndan akujt e asimilimit në shoqëritë shumetnike

Është për t’u admiruar përpjekja e botuesit dhe publicistit Fatmir  Toçit që të sjell në vëmendjen e publikut një pjesë të trungut tonë të  shkëputur etnik, por asnjëherë të harruar. Libri “Arbëreshët midis  realitetit dhe mitit” i shkruar me pasionin e gjurmuesit hedh dritë  mbi një gjeografi të zhvendosur etnike, e cila arriti të ruaj  kontinuitetin e vet historik, kulturor, gjuhësor e socio-psikologjik në saje të lidhjeve të brendshme të komunitetit arbëresh, i cili edhe  pse u integrua tërësisht në shoqërinë italiane, ai megjithatë nuk u  asimilua dhe nuk e humbi identitetin thelbësor, siç është gjuha.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle