0_Maqedoni.Portal SQPolitikë SQ

Vazhdoi seanca e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri për vendimet për krizën energjetike

Në Kuvend sot u mbajt vazhdimi i seancës së 37-të të Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri, në rend dite të së cilës janë propozim-vendimet për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjes në tregjet e energjisë elektrike dhe për ekzistimin e gjendjes së krizës në rajonin e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë së ngrohjes, mundësinë për shfrytëzimin e derivatit alternativ dhe gjendjes në tregun e energjisë së ngrohjes, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle