0_Web_Aktuale SQEvropë SQEvropë.Portal SQ

Vatikan: Papa Françesku po shërohet mirë pas operacionit, rezultatet i ka të mira

– Vatikani sot njoftoi se papa Françesku po shërohet mirë pas operacionit në zorrën e trashë, se ka fjetur mire, ka ngrënë, e madje edhe ka shëtitur.

Romë, 6 korrik 2021 (MIA) – Vatikani sot njoftoi se papa Françesku po shërohet mirë pas operacionit në zorrën e trashë, se ka fjetur mire, ka ngrënë, e madje edhe ka shëtitur.

“Të mira janë rezultatet nga kontrollet rutinë”, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit.

Ai në deklaratë shtoi se papa madje ka lexuar edhe disa gazeta.

Papa Françesku (85) të dielën në mbrëmje i ishte nënshtruar një operacioni triorësh në zorrën e trashë, në të cilin nën anestezion të përgjithshëm u zgjidh problemi me stenozën divertikulare, gjegjësisht i ishte hequr gjysma e majtë e zorrës së trashë. Ai duhet të kalojë një javë në spitalin Gemeli në Romë, nëse nuk ka kurrfarë komplikime.

Papa Françesku është vendosur në hapësirën e njëjtë, në katin e 10-të të spitalit Gemeli në Romë, ku pas atentatit në vitin 1981 ishte vendosur edhe papa Jovan Pali i Dytë dhe për operacionin për tumor të zorrën e trashë në vitin 1992. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle