0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQ

Vaksinë dje kanë marrë 17.521 qytetarë, deri tani janë vaksinuar 305.804

Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat në shtet, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat për vaksinim në shtet dhe në terren, deri dje janë vaksinuar gjithsej 473.657 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 4.976 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 17.521 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 760.961 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 305.804 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle