Botë SQBotë.Portal SQ

Uragani Elza mbërrin në Floridë, gjendje e jashtëzakonshme në disa zona

 Stuhia tropikale Elza paraqet rrezik për bregun verior të Floridës, pasi zona e gjirit Tampa ishte goditur nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa autoritetet i bënë thirrje popullatës të jetë e kujdesshme dhe shpallën masa urgjente për disa zona.

Majami, 7 korrik 2021 (MIA) – Stuhia tropikale Elza paraqet rrezik për bregun verior të Floridës, pasi zona e gjirit Tampa ishte goditur nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa autoritetet i bënë thirrje popullatës të jetë e kujdesshme dhe shpallën masa urgjente për disa zona.

Guvernatori i Floridës Ron Desantis, i bëri thirrje popullatës  t’i marrë seriozisht paralajmërimet  dhe të mos udhëtojë pa nevojë, duke shtuar se cikloni pritet të mbërrijë afër bregdetit ku janë në fuqi masa të jashtëzakonshme për pjesën më të madhe të zonës.

Nuk ka të dhëna për dëm të shkaktuar apo persona të lënduar në zonën Tampa Bej, e cila ishte ekspozuar në erë të fortë, e cila mbërriti maksimum 120 kilometra në orë nga mëngjesi, kumtoi Qendra Kombëtare për Uragane.

Shkollat dhe institucionet publike në zonën Tampa janë mbyllur, ndërsa shumica e ngjarjeve janë anuluar dje kur po afrohej Elza, derisa aeroporti ndërkombëtar në Tampa e ndërpreu punën pasdite.

Meteorologët presin Elza të kalojë në brendi të Florisë Veriore si stuhi tropikale me reshje dhe erë të fortë, ndërsa pastaj të drejtohet drejt Xhorxhias, Karolinës Veriore dhe Jugore dhe Virxhinias para se të drejtphet drejt Oqeanit Atlantik, ku pritet deri të premten.

Autoritetet kubaneze paraprakisht evakuuan 180.000 njerëz për shkak të përmbytjeve të mëdha të mundshme të cilat tashmë goditën disa ishuj karaibe, ku humbën jetën të paktën tre persona. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle