Magazinë SQ

“Uorner mjuzik” i fitoi të drejtat e të gjitha këngëve të Dejvid Bouvit

Shtëpia diskografike amerikane "Uorner mjuzik grup" i bleu të drejtat e të gjithë listës së këngëve të rok këngëtarit britanik Dejvid Bouvi (1947-2016) për 250 milionë dollarë. Marrëveshja i përfshin të drejtat edituese për të gjitha 26 albumet e muzikantit, publikoi "Fajnenshëll tajms".

Los-Anxhelos, 4 janar 2022 (MIA) – Shtëpia diskografike amerikane “Uorner mjuzik grup” i bleu të drejtat e të gjithë listës së këngëve të rok këngëtarit britanik Dejvid Bouvi (1947-2016) për 250 milionë dollarë. Marrëveshja i përfshin të drejtat edituese për të gjitha 26 albumet e muzikantit, publikoi “Fajnenshëll tajms”.

“Jemi të lumtur që muzika e Dejvid Bouvit tani do të jetë në duar të sigurta të “Uorner çapel mjuzik” (degë e gjigantit muzikor), deklaroi avokati Alan Grubman i cili i përfqëson interesat e trashëgimtarëve të këngëtarit të rokut.

Kohët e fundit, artistët amerikanë Brus Springsten dhe Bob Dilan gjithashtu shitën të drejtat për të gjitha këngët e tyre te kompanitë kryesore diskografike në mbarë botën për 500 dhe 300 milionë dollarë, respektivisht. Çmimi i lartë me të cilin muzikantët shesin punën e tyre është për faktin se ajo vazhdon të sjellë fitime të mëdha. Këngët e muzikantëve dëgjohen në mënyrë aktive në shërbimet e transmetimit, lëshohen në radio dhe përdoren në filma dhe reklama.

Dejvid Bouvi (i lindur si Dejvid Robert Xhons) ka fituar çmime të shumta muzikore, duke përfshirë disa çmime amerikane “Gremi”. Sipas një studimi të Bi-Bi-Si-së, Bouvi është shpallur “Artisti më i madh i shekullit të 20-të” në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2004, revista “Rolling Stoun” e renditi atë të 39-tin në “100 artistët më të mëdhenj të rokut të të gjitha kohërave” dhe të 23-tin në “100 vokalistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”.

Albumi i fundit i këngëtari u publikua më 8 janar 2016 -në ditëlindjen e artistit. Ai vdiq dy ditë më vonë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle