0_Web_Aktuale SQEvropë SQEvropë.Portal SQKRIZA RUSO-UKRAINASE

Ukrainë: Granatime të fuqishme në Donjeck

Granatime të fuqishme kanë ndodhur sot përgjatë pjesës më të madhe të linjës së frontit në rajonin e Donjeckut, kumatuan autoritetet ukrainase.

Kiev, 15 prill 2022 (MIA) – Granatime të fuqishme kanë ndodhur sot përgjatë pjesës më të madhe të linjës së frontit në rajonin e Donjeckut, kumatuan autoritetet ukrainase.

Pavlo Kirilenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donjeckut, deklaroi se “pothuajse të gjitha vendbanimet në rajonin e Donjeckut, përgjatë vijës së frontit, u sulmuan”.

Ai potencoi situatën e vështirë në qytetin e Marinkës, ku, siç tha, janë vrarë 11 civilë që nga fillimi i pushtimit rus.

“Qyteti është dëmtuar ndjeshëm, me qindra shtëpi janë shkatërruar, janë qëlluar 13 ndërtesa të larta dhe tre shkolla,” tha ai.

“Pavarësisht granatimeve të vazhdueshme, civilët janë duke u evakuuar nga komuniteti në baza ditore. Deri më sot, të paktën 350 njerëz janë transferuar nga Marinka,” tha Kirilenko. sn/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle