Evropë SQEvropë.Portal SQKRIZA RUSO-UKRAINASESvet.Slajder SQ

Ukraina bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta midis Zelenskit dhe Putinit

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dimitro Kuleba bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta midis presidentit të Ukrainës dhe të Rusisë Volodimir Zelenski dhe Vlladimir Putin.

Kiev, 7 mars 2022 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dimitro Kuleba bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta midis presidentit të Ukrainës dhe të Rusisë Volodimir Zelenski dhe Vlladimir Putin.

Kuleba tha se Ukraina është e vetëdijshme se Putini është personi që sjellë vendime në Moskë. Ai këtë e deklaroi në kontekst të asaj që raundi i tretë i bisedimeve përfundoi pa ndonjë sukses.

“Prej kohësh kemi dashur bisedë të drejtpërdrejtë midis presidentit të Ukrainës dhe Vlladimir Putinit, pasi të gjithë e kemi kuptuar se ai është ai që i merr vendimet përfundimtare, veçanërisht tani”, tha Kuleba.

“Presidenti ynë nuk frikësohet nga asgjë, duke e përfshirë edhe takimin e drejtpërdrejtë me Putinin, nëse Putini nuk ka frikë, le të vijë në takim, le të ulen dhe të le të bisedojnë”, tha ai.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle