Lajme nga komunat SQShkup SQ

Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe cilësor

Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe cilësor, tregon raporti javor i NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup.

Shkup, 19 korrik 2021 (MIA) – Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe cilësor, tregon raporti javor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

“Sektori për Kontroll Sanitar në periudhën prej  12.07.2021 deri më 16.07.2021 ka marrë 209 mostra për  analiza fiziko-kimike dhe 209 mostra për  analiza mikrobiologjike të ujit për pije prej 52 vendeve matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. ar/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle