0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

U zgjodhën 32 kryetarë të komunave në raundin e parë, numërohen votat edhe për katër komuna dhe Qytetin e Shkupit

Sipas përpunimit të 100 për qind të të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Zgjedhjet e djeshme lokale në raundin e parë janë zgjedhur 33 kryetarë komunash, nga të cilët për një nuk është plotësuar cenzusi apo pragu i pjesëmarrjes. Ende nuk janë përpunuar 100 për qind e votave për komunat Aerodrom, Gjorqe Petrov, Resnjë dhe Qendër, si dhe për Qytetin e Shkupit.

Shkup, 18 tetor 2021 (MIA) – Sipas përpunimit të 100 për qind të të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Zgjedhjet e djeshme lokale në raundin e parë janë zgjedhur 33 kryetarë komunash, nga të cilët për një nuk është plotësuar cenzusi apo pragu i pjesëmarrjes. Ende nuk janë përpunuar 100 për qind e votave për komunat Aerodrom, Gjorqe Petrov, Resnjë dhe Qendër, si dhe për Qytetin e Shkupit.

Në komunën e Haraçinës, nga 100 për qind e fletëve të përpunuara, kandidati i BDI -së fitoi 44.23 për qind të votave, dhe LSDM -ja dhe koalicioni 39.14 për qind, që do të thotë se do të ketë balotazh.

Në Berovë, fitues është kandidati i LSDM -së dhe koalicionit, Zvonko Pekevski me 51.25 për qind të votave.

Në Manastir në balotazh apo në raundin e dytë do të jenë kandidatët e VMRO-DPMNE-së me 42.83 për qind të votave dhe kandidati i LSDM-së me 39.3 për qind të votave.

Kandidati i LSDM -së Blazhe Shapov fitoi në Bogdanci me 50.70% të votave.

Në Bogovinë në raundin e dytë do të dalin, kandidati i BDI -së me 47.29 për qind dhe Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 27.54 për qind të votave.

Në Bosilovë, fitues është kandidati i VMRO-DPMNE me 58.33% të votave.

Në Bërvenicë, do të ketë balotazh midis kandidatëve të VMRO –DPMNE-së me 29.67 për qind të votave dhe grupit të votuesve – Enver Pajaziti me 19.07 për qind.

Në Butel, fitues është kandidati i VMRO-DPMNE me 52.79 për qind të votave.

Në Vallandovë, kandidati i LSDM -së fitoi me 57.73% të votave.

Në Vasilevë, kandidatët e VMRO-DPMNE dhe LSDM shkojnë në balozazh me 48.81 dhe 47.94 për qind të votave.

Në Vevçan do të ketë raund të dytë mes kandidatëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së të cilët fituan përkatësisht 49.68 dhe 44.69 për qind të votave.

Në Veles ka fituar kandidati ni VMRO-DPMNE Marko Kolev me 51,63 për qind të votave.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Mile Petkov fitoi në Vinicë me 54.74% të votave.

Në Vrapçishtë, shkojnë në balotazh kandidatët e AA dhe Alternativa dhe BDI me 41.38, respektivisht 34.58 për qind të votave.

Në Gazi Babë ka fituar në kandidati i VMRO-DPMNE Boban Stefkovski me 60,07 për qind të votave.

Kandidatët e VMRO-DPMNE dhe LSDM do të shkojnë në balotazh në Gjevgjeli me 47.11 për qind dhe 34.69 për qind të votave.

Në Gostivar do të ketë raund të dytë mes kandidatëve të AA dhe Alternativës dhe BDI të cilët fituan 49.88%, respektivisht 41.84% të votave.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së Kiro Nackov fitoi në Gradsko me 55.66 për qind të votave.

Kandidatët e AA dhe Alternativës dhe BDI do të shkojnë në balotazh në Dibër me 49.69 dhe 46.15 për qind të votave.

Në Debarcë në balotazh shkojnë kandidatë nga grupi i votuesve – Zoran Nogaceski me 36.96 për qind të votave dhe kandidati i LSDM -së me 34.36 për qind të votave.

Në Dellçevë, fitoi kandidati i LSDM –së, Goran Trajkovski me 51.14 për qind të votave.

Kandidatët e LSDM-së me 48.59 përqind dhe VMRO-DPMNE me 47.59 përqind të votave do të shkojnë në balotazh në Demir Kapi.

Në Demir Hisar në raundin e dytë do të garojnë kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së me 47.37 për qind të votave, respektivisht 46.92 për qind.

Në Dojran fitoi kandidati i LSDM -së Ango Angov me 53.21 për qind të votave.

Në Dollnen shkojnë në balotazh kandidatët e BDI -së me 28.56 për qind të votave dhe LSDM -së me 21.22 për qind të votave.

Në Zhelinë, në raundin e dytë do të përballen kandidatët e BDI -së dhe BESA -s me 46.63 dhe 42.09 për qind të votave.

Në balotazh shkojnë edhe kandidatët e VMRO-DPMNE-së me 45.4% të votave dhe LSDM-së me 44.3% në Zelenikovë.

Kandidati i VMRO-DPMNE, Borço Kocev fitoi në Zërnovc me 54.54% të votave.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Georgievski fitoi në Ilinden me 53.4 për qind të votave.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së Dimitar Kostadinoski fitoi në Jegunoc me 50.4 për qind të votave.

Kandidati i VMRO-DPMNE fitoi në Kavadar me 72.35 për qind të votave.

Në Karbinc fitoi kandidati i VMRO-DPMNE-së, Viktor Paunov, me 59.4 për qind të votave.

Në Karposh në raundin e dytë do të shkojnë kandidatët e LSDM-së dhe GROM me 32,25% të votave të fituara, gjegjësisht 23,69% të votave.

Në Kisella Vodë fitoi kandidati i VMRO-DPMNE-së Orce Gjorgjievski me 52,5% të votave të fituara.

Në Kërçovë do të shkojnë në balotazh kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së me përkatësisht 38.42 për qind dhe 37.3 për qind të votave.

Kandidatët e LSDM dhe VMRO-DPMNE do të shkojnë në Konçe në raundin e dytë me 46.83 dhe 41.56 për qind të votave

Në Koçan në balotazh do të jenë kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së me respektivisht 48.16 dhe 45.3 për qind të votave.

Kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së do të shkojnë në Kratovë në rrethin e dytë me respektivisht 48.89 dhe 29.71 për qind të votave.

Në Kriva Pallankë, fitoi kandidati i LSDM –së, Sashko Mitovski me 54.75 për qind të votave.

Në Krivogashtani fitoi kandidati i LSDM -së Nikollçe Miskoski me 50.83 për qind të votave.

Kandidati i LSDM -së Tome Hristoski fitoi në Krushevë me 52.7 për qind të votave.

Në Kumanovë në rrethin e dytë do të shkojnë grupi zgjedhor Maksim Dimitrievski dhe LSDM me 32,79 për qind të votave të fituara, gjegjësisht 32,74 për qind e votave.

Në Likovë fitoi kandidati i BDI -së Erkan Arifi me 72.59 për qind të votave.

Në Llozovë, shkojnë në balotazh, kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE me 44.78 dhe 27.58 për qind të votave.

Kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së do të shkojnë në rrethin e dytë në Mavrovë dhe Rostushë me 48.15, respektivisht 48 për qind të votave.

Në Makedonska Kamenicë, shkojnë në balotazh, kandidatët e LSDM dhe VMRO-DPMNE me 32.23 dhe 30.41 për qind të votave.

Në Makedonski Brod shkojnë në balotazh, kandidatët e VMRO -DPMNE -së dhe kandidiati i grupit të votuesve – Aco Noveski me 37.39, respektivisht 31.59 për qind të votave.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së Draganço Sabotkovski fitoi në Mogillë me 57.28 për qind të votave.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së Goran Stojanov fitoi në Negotinë me 51.94% të votave.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së Stevçe Stevanovski fitoi në Novaci me 51.29% të votave.

Në Novo Sellë në balotazh janë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së me 48.88 dhe 47.51 për qind të votave.

Në Ohër janë në balotazh, kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së me 48.54, respektivisht 42.05 për qind të votave.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së Borce Mitevski fitoi në Petrovec me 63.84% të votave.

Kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE do të shkojnë në Pehçevë në raundin e dytë, me 39.73 dhe 38.72 për qind të votave.

Kandidati i BDI –së, Alija Jaoski fitoi në Pllasnicë me 76.65 për qind të votave.

Në Probishtip shkojnë në balotazh, kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE me 49.41 për qind dhe 43.99 për qind të votave.

Në Prilep ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE Borçe Jovçeski me 58.84 për qind të votave të fituara.

Në Rankovc, në balotazh janë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, me 42.6 dhe 38.69 për qind të votave.

Në Radovish në rrethin e dytë do të shkojnë kandidatët e VMRO-DPMNE dhe LSDM me 38,58, gjegjësisht 25,86 për qind të votave.

Kandidatët e LSDM dhe VMRO-DPMNE do të shkojnë në balotazh në Rosoman me 45.38 dhe 37.43 për qind të votave.

Në Saraj fitoi kandidati i BDI –së, Blerim Bexheti me 73.1% të votave.

Në Shën Nikollë fitoi kandidati i VMRO-DPMNE-së, Dejan Vlladev me 51.97 për qind të votave.

Kandidati i VMRO-DPMNE, Stefçe Tërpkovski fitoi në Sopishte, me 65.03 për qind të votave.

Në Nagoriçanin e Vjetër shkojnë në balotazh kandidatët e LSDM-së dhe TMRO-së me 49.56 dhe 26.63 për qind të votave.

Në Strugë janë në balotazh kandidatët e BDI dhe AA dhe Alternativa me 40.5 dhe 34.82 për qind të votave.

Kandidati i LSDM -së Kostadin Kostadinov fitoi në Strumicë me 53.7 për qind të votave.

Në Studeniçan në balotazh janë kandidatët e PDSH -së dhe BDI -së me përkatësisht 38.7 dhe 31.85 për qind të votave.

Në Tearcë janë në balotazh kandidatët e BDI-së dhe AA dhe Alternativa me 40.82 dhe 25.25 për qind të votave.

Në Tetovë janë në balotazh kandidatët e BDI -së dhe BESA -s me përkatësisht 29.04 dhe 27.37 për qind të votave.

Në Qendrën Zhupa, fitoi kandidati i PDTM Arian Ibraim me 71,16 për qind të votave, por atje pjesëmarrja është nën pragun e lejuar.

Në Çair në rrethin e dytë do të shkojnë kandidatët e BDI-së dhe AA dhe Alternativa me 48,9 gjegjësisht 36,98 për qind të votave të fituara.

Në Çashkë janë në balotazh kandidatët e LSDM -së dhe BDI -së me 39.36, respektivisht 33.5 për qind të votave.

Në Çeshinë Obleshevë janë në balotazh kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së me përkatësisht 41.43 dhe 38 për qind të votave.

Në Çuçer Sandevë, do të shkojnë në raundin e dytë kandidatët nga një grup votuesish – Jovan Pejkovski dhe LSDM me 42.22 respektivisht 41.48 për qind të votave.

Në Shtip është zgjedhur kandidati i VMRO-DPMNE-së, Ivan Jordanov me 54.22 për qind të votave

Në Shuto Orizare, në raundin e dytë janë plasuar kandidatët e LSDM-së dhe PLD/RDM me  37.18 përkatësisht 25.46 për qind të votave.  sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle